1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

07:00

This browser does not support the video element.

12 Mars 2020

I ftuar në studion e DW në Berlin, Mustaf Abazi, kryetarin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani.

Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorët me trajnime më të shkurtra se dyvjeçare ose me vetem përvojë pune. E vetmja zgjidhje për ta është Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Në intervistë me DW, kryetari i rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Mustaf Abazi, shpjegon se si funksionon kjo rregullore. 



Për vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti Rregullorja e Ballkanit Perendimor, Nëse ajo e do të zgjatet, kjo varet nga shumë faktorë. Së fundmi, shumë politikanë të partisë qeverisëse, CDU/CSU, ishin shprehur kundër zgjatjes, sepse sipas tyre Gjermania ka papunësi të lartë te personat e pakualifikuar. Sipas statistikave, në periudhën nga fundi i vitit 2015 e deri në fund të vitit 2018, numri i lejeve të qëndrimit për shkak të punësimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, u rrit nga 13 000 deri në 66 000. Mbi 31 000 syresh nuk kishin asnjë kualifikim, bën të ditur Enti Federal i Migracionit.