1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afër Shkupit gjenden pesë meshkuj të vrarë

13 Prill 2012

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup janë vrarë pesë meshkuj. Bëhet fjalë për katër nxënës të moshës rreth 20 vjeç dhe një burrë të moshës 45 vjeç, konfirmoi policia sot

Fotografi: DW/P. Stojanovski

Policia tha se i duhet të identifikojë viktimat dhe dorasit dhe se nuk e di se cili mund të jetë motivi i krimit.

"Në vendin e ngjarjes ne gjetëm gëzhoja, çurgje gjaku dhe të gjithë trupat kanë plagë të dukshme me armë zjarri," bëri të ditur ministria e Brendshme.

Një peshkatar i gjeti trupat në një hambar pranë liqenit në afërsi të fshatit Smiljkovsi, pranë Shkupit, të enjten në mbrëmje.

Fshatarët bllokojnë autostradën dhe kërkojnë hetim të shpejtëFotografi: DW/P. Stojanovski

Qindra vetë të fshatit u mblodhën për të kërkuar hetim të shpejtë, duke goditur me gurë automjetet që kalonin në rrugë. Autoritetet u përgjigjën duke dislokuar trupa policore.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave, por nuk përjashtohet mundësia që vrasjet të kenë të bëjnë me rritjen e tensioneve etnike në vend.

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka apeluar për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Ajo u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që çdo lloj informacioni lidhur me rastin, ta paraqesin atë në polici.

Autor: dpa / Reuters / Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti