1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afganistan: Talibanët ashpërsojnë rregullat e sjelljes

23 Gusht 2024

Talebanët paraqitën një rregullore të re për moralin, e cila i kufizon më tej të drejtat e grave në Afganistan. Por edhe për meshkujt vlejnë rregulla më të rrepta.

Afghanistan, Taliban gra me burka
Në Afganistan gratë muslimane janë të detyruara të mbulojnë fytyrën dhe trupin kur janë në prani të burrave, me të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë.Fotografi: Ebrahim Noroozi/AP Photo/picture alliance

Talibanët që sundojnë Afganistanin miratua një ligj të ri për "virtytet", i cili parashikon rregullat strikte për sjelljen zbatimi i të cilave mbikqyret nga policia për moralin.

Ligji forcon pozitën e policisë për moralin, e cila që nga kthimi i tyre në pushtet në vitin 2021 mbikqyr zbatimin e udhëzimeve të talebanëve për sjelljen, të cilat bazohen tek Sheriati. Ndër të tjera ligji i ri parashikon që "gratë muslimane janë të detyruara të mbulojnë fytyrën dhe trupin” kur janë në prani të burrave me të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë.

Talibanët ashpërsojnë rregullat e sjelljesFotografi: Wakil Kohsar/AFP

Zëri i gruas është intim, prandaj ajo nuk duhet të këndojë, të recitojë apo të lexojë me zë të lartë në publik, thuhet në nenin 13 të Rregullave për Veset dhe Virtytet.

Rregulla të reja edhe për meshkujt

Sipas rregullave të reja burrat duhet të mbajnë pantallona të gjata të paktën deri te gjuri. Ata gjithashtu duhet të mbajnë mjekër, e cila nuk duhet të jetë shumë e shkurtër. Marrëdhëniet homoseksuale, tradhtia bashkëshortore dhe lojërat e fatit ndalohen, sikurse edhe prodhimi dhe shikimi i videove ose fotografive në të cilat shihen qenie të gjalla.

Burrat në Afganistan janë të detyruar të mbajnë mjekërFotografi: Siddiqullah Alizai/AP/picture alliance

Dënime parashikohen edhe për ata që nuk falin namazin ose nuk u binden prindërve. Sipas ligjit të ri as mediat nuk lejohen të transmetojnë përmbajtje që shkelin "ligjet e Sheriatit dhe të fesë”, që "fyejnë myslimanët” ose në të cilat shihen "qenie të gjalla”. Policia për moralin mund t'i dënojë shkeljet me paralajmërime, kërcënime, gjoba, paraburgim deri në tri ditë ose me sanksione të tjera. Nëse vepra përsëritet, të akuzuarit mund të paditen në gjykatë.