1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afrika e Jugut: Analizat e sidës në laboratorin mobil

5 Prill 2012

Udhëtime të gjata, pritje të gjata. Testet e sidës në zonat rurale të Afrikës së Jugut janë shpesh shumë të vështira. Një kamion me teknologji gjermane dhe staf gjerman sjell tani laboratorin te populli.

Fotografi: Bernd Müller

Mary-Ann dhe Angeline pyesin këtë mëngjes pa pushim veten, nëse vërtetë duhet të shkojnë te sheshi i madh për të bërë analizat. Ata janë 19 dhe 21 vjeç, të dyja të pamartuara. Këtë ditë shërbimi laboratorik nuk bën vetëm teste HIV, por ofron edhe analiza për tuberkulozin. Askush nuk do ta mirrte vesh se çfarë analize bëjnë dy gratë e reja atje në çadrën e bardhë, nëse japin pështymën, apo gjakun, apo të dyja. "A të shkojmë", pyet Mary-Ann. "Le të shkojmë", përgjigjet motra e saj më e madhe.

Mirëserdhët në fundin e botës

Aids Mobil sjell laboratorin në zonat ruraleFotografi: Bernd Müller

Jashtë në rrugë qentë vrapojnë, një kamion i madh i bardhë ngjitet lart drejt sheshit. Uwe Schën e ndihmon shoferin të parkojë dhe nuk mund ta besojë. "Më në fund arritëm", thotë ai. "Më në fund do të shohim, se si do të funksionojë çudia jonö." Dhe çudia e tyre është 15 metör e gjatë, dy metör e gjysëm e gjerë dhe katër metör e lartë. Ai është laboratori i parë mobil i sigurtë në botë. Uwe Schën është fizikan i Institutit Fraunhofer për teknikën biomjekësore në Sulzbach në Saarland (IBMT) dhe ka kaluar pesë vitet e fundit si kryeinxhinier në këtë kamion. 40-vjeçarja Suzette Pfeiffer nxiton aty afër. "A mund të ma analizoni menjëherë gjakun me këtë gjënë?" pyet ajo. Uwe Schën pohon me kokë. "Sa mirë", thotë gruaja, gëzohet dhe shpjegon se ajo punon në një azil pleqsh dhe se mostrat kanë humbur rregullisht rrugës për në Cape Town. "Kjo është gjë shumë e mirë! Mirë se vini në fundin e botës!"

Teknikë shumë e ndjeshme

Hagen von Briesen dhe laboranti SamFotografi: Bernd Müller

Në fakt, ideja e një laboratori mobil mbyll boshllekun në përkujdesjen për pacientët këtu në Afrikë, ku rrugët zakonisht janë të gjata dhe të vështira, ku varfëria është aq e madhe, saqë njerëzit nuk mund të humbasin dy ditë për një test HIV. "Ky është problemi", thotë profesor Hagen von Briesen, një nga biologët më të njohur molekularë në botë dhe drejtues shkencor i projektit Mobile Lab. "Njerëzit humbasin kohë, ndërkohë që mund fillonte terapia." Kështu lindi në vitin 2007, shumë larg nga Afrika, në Saarland, ideja e një laboratori mobil, i cili e shkurton këtë procedurë në vendin e ngjarjes për disa orë.

Brenda laboratorit mobil bëhen përgatitjet për analizën e provës së parë. Laboranti Sim krijon lidhjen në internet, kolegu i tij Byron hyn në pjesën e prapme, në të cilën ndodhet teknika. Ajri, që konsumohet këtu, hyn dhe del përmes filtrave për të mbrojtur personelin, pacientët, dhe mjedisin. "Ne kemi këtu kushte të përsosura si në një klinikë", thotë Byron.

HIV ende një temë tabu

Mary-Ann dhe Angeline në bisedë me prof Wolfgang PreiserFotografi: Bernd Müller

Një pikë gjaku nga Mary-Ann dhe Angeline vihet në shiritat për analizën e shpejtë dhe pastaj duhet pritur. "Për sa kohë?" Janine Ross i merr të dyja mënjanë. "Jo shumë kohë", thotë ajo. 25-vjeçarja kujdeset për qindra pacientë me HIV në këtë zonë, përtej maleve. "Më së shumti më shqetëson fakti se HIV ende në shumë pjesë të popullsisë së Afrikës së Jugut ështö temë tabu," thotë punonjësja sociale. Një nga klientet e saj është Edwina, 24 vjeçare. Ajo ka shtatë vjet që është HIV pozitiv. "Shoku im e di, ai është gjithashtu pozitiv, nëna ime nuk di asgjë," shpjegon ajo. Gjashtë tableta merr ajo çdo mëngjes, gjashtë çdo mbrëmje. "E po, kështu duhet të jetoj. Jeta me njerëzit të jep përsëri kënaqësi."

Gati 20 për qind e banorëve të Afrikës së Jugut janë HIV pozitiv, një nga përqindjet më të larta në botë. Në vitin 1990 ishin të infektuara vetëm një për qind e grave shtatzëna, sot janë 30 për qind. Një katastrofë, por edhe histori e një mrekullie. 30 vjet më parë mjekët Michael Gottlieb dhe Wayne Sandera përshkruan për herë të parë në një numër të revistës "Morbidity dhe Mortality", rastet e para të AIDS-it. 25 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundja që atëherë. "Sot askush nuk vdes nga SIDA, ilaçet bëjnë efekt", thotë profesori i virologjisë Wolfgang Preiser nga Frankfurti, shef i sektorit të virologjisë në spitalin Tygerberg në Cape Town. "Tani çështja është të gjejmë një vaksinë." Dhe pikërisht këtu laboratori mobil mund të bënte shërbime, që shpëtojnë jetë njerëzish. Brenda në makinë ndodhet një kryobankë. Një strukturë teknike, me të cilën gjaku i pacientëve me HIV-it digjitalizohet në vend dhe mund të ruhet në 195 gradë nën zero.

Zbulimi i kësaj teknike është financuar nga Instituti Fraunhofer në Sulzbach në pjesën më të madhe nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates, që angazhohet ndër të tjera në kërkimet për vaksinat kundër Sidës.

Përcaktimi i diagnozës zgjat vetëm disa orëFotografi: Bernd Müller

Tuberkulozi një problem po aq i madh

Mery-Ann dhe Angeline kanë dhenë për analizë edhe pështymën. Bryan e bën analizën në laboratorin mobil. Tuberkulozi jo vetëm që është tejet ngjitës, por në këtë rajon të Afrikës së Jugut një problem po aq i madh sa edhe HIV. "Ndërsa HIV mund të kurohet ndërkohë" thotë von Briesen, tuberkulozi në kombinim me infeksion HIV duket më i vështirë. Këtu faktori kohë është veçanërisht e rëndësishëm në diagnostikimin e hershëm, dhe këtu do të shihet dukshëm ndikimi pozitiv i laboratorit mobil. "Dy orë më vonë gratë e reja kërkohen nga Janine Ross, punonjësja sociale." Unë kam rezultatet", thotë ajo. "Dhe?" Nervozizmi duket qartë te Mary-Ann, dhe Angeline. "Nuk keni as tuberkuloz të hapur dhe as infeksion HIV. Kujdesuni për veten tuaj! "Që koha e tmerrshme e pritjes u shkurtua nga laboratori mobil, është gjë e mrekullueshme, thotë Janine.

Në mbrëmjen e asaj dite Uwe Schën e parkon automjetin e tij në oborrin e spitalit dhe nuk kalon shumë kohë, derisa majmunët e parë dalin nga pyjet. "A mund ta mbyllni laboratorin nga brenda?" kërkon të dijë Bryan. Uwe Schën mohon me kokë. "Kjo duhet përmirësuar", thotë afrikanojugori. "Majmunët janë të fuqishëm, ata mund të hapin dyert. Dhe ata nuk trokasin më parë."

Autor: Peter Hummel/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi