1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afrim mes pozicioneve të qeverisë dhe sindikatave në Francë

15 Nëntor 2007

Në konfliktin midis sindikatave franceze dhe qeverisë për privilegje në pensione për shërbimin publik ka patur shenja afrimi në pozicionet e qeverisë dhe sindikatave. Ndërkohë greva pa afat e punonjësve të hekurudhës publike dhe të sipërmarrjeve të energjisë ka hyrë në ditën e dytë. Një zëdhënës i hekurudhës publike SNCF tha se ka ende probleme të mëdha për udhëtarët dhe klientët e tjerë por gjendja është më e mirë se të mërkurën pasi janë më shumë trena në punë. Ndërkohë presidenti francez Sarkozi ka ngarkuar ministrin e punës Xavier Bertrand me përgatitjen e negociatave mes qeverisë, firmave dhe sindikatave. Një gjë e tillë ishte refuzuar më parë nga qeveria. Grevistët protestojnë kundër heqjes së privilegjeve në pensione për të punësuarit në ndërmarrjet publike. Një përpjekje e ngjashme e qeverisë dështoi 12 vjet më parë pas grevave masive që zgjatën disa javë rresht.