USA Bonität Börsen
7 Gusht 2011Javën e fundit SHBA arriti marrëveshjen për rritjen e kufirit maksimal të borxheve, por grindjet për rritjen e kufirit të borxheve kanë qenë një nga arsyet që Agjencia e Vlerësimit të kredimarjeve Standard & Poor's, të ulë shkallën e besueshmërisë së SHBA. Por argumentimi i agjencisë e zgjeron problemin. "Këto diskutime kanë bërë që kupa të mbushet. Ne shohim se në afat të mesëm borxhet e SHBA do të rriten pak në raport me prodhimin e brendshëm bruto në vend." Thotë John Chambers, shefi i Agjensisë së vlerësimit të kredimarrjeve Standard & Poor's. Kjo ka bërë që të krijohet një situatë ku SHBA nuk është më njëjtë si kandidatët e tjerë që kanë vlerësimin maksimal "AAA".
„Kjo ka të bëjë me situatën e financave atatmesme dhe afatgjata të SHBA dhe jo me situatën aktuale."
Disa ekspertë fianciarë, kanë pritur që javën e kaluar uljen e gradës së besueshmërisë për kredimarrje të SHBA, për më tepër që agjencitë e vlerësimit u kritikuan se vendet evropiane gjykohen më ashpër se SHBA.
Pas rrënimit të kursit të bursave javën e kaluar dhe pasigurisë që sundoi tregjet, ulja e bonitetit të SHBA vjen në një moment krejt të papërshatshëm, mendon Robert Halver nga banka Baader AG.
"Momenti i papërshtatshëm është i qartë. Amerika ka nevojë për kohë. Por, Standard & Poor's pati thënë se beteja për limitin e borxheve, rritja e tij, nuk janë gjëra të mira."
Jo e mirë ka qenë grindja, si dhe zgjidhja e përkohshme e saj, për rritjen e kufirit maksimal të borxheve, që do të thotë se borxhet në SHBA do të rriten më shumë në raport me prodhimin e brendshëm bruto.
Momenti është i papërshtatshëm edhe sepse kësaj jave në bursa u rrit frika për recesionin botëror dhe ashpërsimin e krizës evropiane të borxheve, që bëri që tregjet të binin. Për DAX-in java ishte më e keqja që prej tetorit 2008, kur filloi kriza financiare me falimentimin e Lehmann. Për tregjet e tronditura financiare ulja e bonitetit do të thotë rritja e tensionit për javët e ardhshme. Thorsten Polleit, ekonomist i Barclays Capital: „Nëse ulet kualiteti i kredimarrjes së vendit më të fuqishëm të botës, atëherë kjo do të thotë që do të rriten dhe përqindjet, pra shteti amerikan duhet të paguajë përqindje të më larta interesi, në mënyrë që të mbajë nën kontroll financimin e kredive. Përveç kësaj do të përdoren edhe rezerva shtetërore për produkte të tjera financiare dhe kjo do të shkaktoje ndryshimin e strukturës së çmimeve në tregjet financiare ndërkombëtare."
Autor: Mischa Erhardt/ Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti