1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ahmadinexhad: Irani nuk do të përulet

Peter Filip31 Gusht 2006

Në fund te muajit skadon afati që iu vu Iranit nga 5 shtetet antare të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë. Sipas ultimatumit, qeveria në Teheran duhet të ndalojë programin e saj bërthmor si edhe pasurimin artificial të lëndës së uranit. Por përgjigja e presidentit Mahmud Ahmadinexhad ishte negative

Mahmud Ahmadinedschad
Mahmud AhmadinedschadFotografi: AP
Asnjeri nuk u çudit nga përgjigjet e dhëna nga ana e presidentit gjatë një interviste disaorëshe mbajtur të martën e kaluar. 2 ditë përpara skadimit të afatit të vënë nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mahmud Ahmadinexhad theksoi edhe njëherë vendosmërinë e vendit të tij për të mos ju përulur presionit. Jo vetëm presidenti i vendit por i gjithë kombi e sheh si të drejtë kombëtare përdorimin e energjisë bërthamore, sa kohë që kjo energji përdoret për qëllime paqësore. Pikërisht këtë të drejtë - në të cilën përfshihet edhe përdorimi i lëndës së uranit - kërkojnë tani ata duhet të nënshkruajnë marrëveshjen për bllokimin e armëve bërthamore NTP. Dhe në Iran mbizotëron mendimi se SHBA-s janë i vetmit që duan të ndalojnë të vetmin shtet në rajon, që të mos ketë atë që kanë të tjerët. Si për shembull Izraeli, India dhe Pakistani, të cilët nuk e kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshjen NTP. Ahmadinexhad ka krijuar tani një imazh të veçantë politik: SHBA-s dhe Britania e Madhe po përfitojnë nga privilegjet e tyre, për të detyruar botën të bëjë çfarë duan ato. Madje edhe Këshilli i Sigurimit drejtohet nga këto dy shtete, tha ndër të tjera Ahmadinexhad. Presidenti iranian kërkoi ndryshimin e menjëhershëm të kësaj situate. Ai e konsideron tani veten, si zëdhënësin e të gjithë atyre në botë, që nuk mund të vetëmbrohen nga amerikanët. Ahmadinexhad i premtoi të gjithë këytre shteteve e sidomos botës islamike, se ndihma nga Teherani nuk do të vonojë. Irani nuk do të përulet. Në mënyrë teatrale, Ahmadinexhad i bëri thirrje presidentit amerikan Xhorxh Bush, që të marrin së bashku pjesë në një intervistë televizive, ku mund të diskutojnë mbi politikën botërore dhe ku Ahmadinexhad do t´i tregojë presidentit dhe të gjithë amerikanëve, se ku qëndrojnë gabimet e politikës së tyre. Ahmadinxahd nuk ka si qëllim vetëm ngritjen e prestigjit të tij në botën arabe. Ai do t´i heqë vëmendjen popullit iranian, nga premtimet ende të pambushura, që bëri gjatë fushatës zgjedhore përpara një viti. Edhe pse mund të ketë të drejtë me mendimet e tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare në sektorin e energjisë bërthamore, Ahmadinexhad nuk do të arrijë gjë me kërkesën e tij për ndryshimin e plotë të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Presidenti iranian ka me siguri nostalgji për ditët e revolucionit, kur Irani besonte se mund të mbijetojë pa pjesën tjetër të botës. Shumica e njerëzve në Teheran e kanë kuptuar ndërkohë se kjo nuk mund të funksionojë. Kjo nuk do të thotë se duhet të heqin dorë nga e drejta e tyre, por se duhet të sillen në mënyrë më të qetë e diplomatike. Gjëra, të cilat Ahmadinexhad nuk i di ende.