Ahtisari nesër në Kosovë
22 Gusht 2006
I ngarkuari i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, u bëri më dije udhëheqësve politik kosovarë, se vizita gjatë kësaj jave në Kosovë e ndëmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari është shumë e rëndësishme dhe sipas tij zoti Ahtisari kërkon përgjigjje të qarta për çështjen e decentralizimit në Kosovë.
Stefan Lehne po qëndron në Kosovë për të diskutuar aspektetet ekonomike me grupin negociator të Kosovës, çështje kjo që përfshihet në bisedimet teknike ndërmjet autoritetve të Prishtinës, Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Vizita e nesërme që zoti Ahtisari që do t'i bëjë Kosovës është shumë e rëndësishme dhe ai do t'i japë mesazhe shumë të qarta ekipës së unitetit për atë që ai beson se mund tu ofrohet ofrohet kumuniteteve pakicë në Kosovë. Zoti Ahtisair, në fund do të dalë me konkluzione të qarta dhe është duke punuar në një dokument me propozime për zgjidhjen e çështjes së decentralizimit dhe ky document do të jetë bazë për
vazhdimësinë e procesit të bisedimeve, tha Stefan Lehne. Ai inkurajoi liderët kosovarë që të inkuadrohen shumë seriozisht në punën që është duke bërë Marti
Ahtisari dhe në të njetën kohë të punojnë në plotësimin e standardeve të kërkuara nga grupi i kontaktit.
"Unë inkurajova udhëhqësit kosovar që të vazhdonjë të punojnë me zotin Ahtisari sidomos në respektimin e të drejtave të pakicave sepse kjo çështje është një element thelbësor në bisedimet dhe përcaktimin e statusit dhe më këtë do të tregohet nëse Kosova është e aftë të jetë një vend shumëetnik," tha Stefan Lehne.
Udhëheqësit politik kosovarë shprehen se janë të gatshëm të marrin përsipër përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Sidoqoftë, vizita në Kosovë gjatë kësaj javë e dy personave kyç në procesin e bisedave për zgjidhjen e statusit, ndërmjetësit Marti Ahtisari dhe e të ngarkuarit të BE-së, Stefan Lehne, thuhet se do të shënojë një fazë të re në arritjen e marrëveshjes për decentralizimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj ndërkombëtare.
Ekipi negociator i Kosovës në mbrëmje do të diskutojë edhe për të drejtat e pakicave dhe në këtë mënyrë të ketë të gatshme të gjitha përgjigjjet për çështjet që lidhen më decentralizimin për takimin e së mërkurës që do të zhvillojë me ndërmjetësin ndërkombëtar Marti Ahtisari.