1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ajo që bëj unë është punë, ndërsa ajo që bën ti është korrupsion

Karl Zawadsky6 Janar 2006

Në Gjermani ka 1800 shoqata interesash të regjistruara zyrtarisht.

Fotografi: BilderBox/DW
Lobisti amerikan me ndikim Jack Abramoff, i përzier në një skandal korrupsioni e ka pranuar se ka mashtruar edhe para një gjykate në Florida. Të martën ai doli para një gjykate federale në Uashington. Ai akuzohet për rryshfet, mospagim të taksave dhe mashtrim. Nga deponimet e Abramoffit, prokurorët shpresojnë të ketë të dhëna edhe për akuza për shfrytëzim posti të deputetëve të Senatit amerikan. Afera e rëndon që prej muajsh qeverinë e Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush. Vëzhguesit nuk përjashtojnë mundësinë që kjo aferë të çojë në reformë të ligjeve liberale të lobizmit në SHBA. Edhe në Gjermani ka lobizëm. Plazhi i shtypit të parlamentit jo larg parlamentit dhe zyrës së shtypit është në bërë një pikë takimi e dëshëruar për politikanët dhe gazetarët. Në baret, shezllongjet apo në rërën e plazhit të sjellë ekstra nga deti Balltik lidhen kontaktet dhe përhapen informacionet. Me rastin e hapjes, në mur lexohej një pllakatë gjysëm e zhytur në ujë me mbishkrimin. "Jemi deri në fyt në ujë". Ideja origjinale, e cila një ditë më vonë u muar në shumë gazeta gjermane vinte nga iniciativa "ekonomia e re sociale e tregut", e cila financohet kryesisht nga shoqata e punëdhënësve të industrisë të metalit dhe asaj elektrike. Shefi i agjensisë Dieter Rath, ka qenë më parë zëdhënës shtypi i shoqatës federale të industrisë gjermane. Idetë interesante nuk i mungojnë kurrë, kur është fjala që të përhapë ndër njerëz interesat e ekonomisë. Iniciativa "ekonomia e re sociale e tregut" është një lob shumë i suksesshëm i kampit të punëdhënësve. Synimi është të fitojë ndikim në opinionin dhe diskutimet që zhvillohen në vend, dhe kjo para dhe prapa skenës. Më shumë se 1 800 përfaqësues të këtyre interesave janë të regjistruar tek parlamenti në Berlin, kusht është të ftohen në intervistat e komisioneve parlamentare. Por këto dëgjime janë vet♪7m pjesa zyrtare e punës. Më efektive është ajo që ndodh në mënyrë të padukshme. Një lobist i regjur ndjen barin që po rritet dhe këtë sidomos në rangjet e larta të ministrive. Në mënyrë diskrete ofrohet ndihmë kompetente për formulimin e ligjeve dhe të urdhëresave. Dhe kjo jo vetem në ministri, por edhe në restorantet nobel të Berlinit si dhe në të ashtuquajturat mbrëmje parlamentare. Ndërsa forca lëvizëse e të mëdhenjve, si e shoqates së industrisë gjermane, apo e shoqatës federale të punëdhënësve gjermane ka rënë, në Berlin shumë më tepër se më parë në Bon, sipërmarrjet e mëdha kanë hapur përfaqësitë e tyre. Kjo vlen të thuhet për bankat e medha si dhe për shumicën e koncerneve të mëdha industriale. Bertelsmann ka adresen më të mirë, në rrugën Unter den Linden Nr 1. Në bulevardin e shkëlqyer janë bankat e mëdha, VW, BMW, Opel dhe Tui si dhe gjingandi i rrymës E-on. Ish ministra, ish sekretarë shtetesh, drejtues byrosh, menegjerë partish kanë ndryshuar anën. Përshembull, Cornelia Yzer përfaqëson shoqatën e prodhuesve të medikamenteve të reja, ish sekretari i shtetit në ministrinë e financave Hansgeorg Hauser, përfaqëson Commerzbank, ish sekretari i shtetit Siegmar Mosdorf është vendosur në një shoqëri këshilluese. Ish ministri i shtetit në ministrinë e jashtme, Ludger Vollmer hap dyert e bisnezeve të firmave gjermane jashte shteti. Rudolf Sharping, i cili dështoi si ministër i mbrojtjes nga një lobist, është vetë tani në dispozicion si këshilltar. E gjitha kjo është zyrtare dhe në këtë mënyrë më pak problematike. Por ndryshe është puna, nëqoftëse politikanë aktivë janë në të njëjtën kohë edhe lobistë. Keshtu deri në zgjedhjet parlamentare në shtatorin e kaluar, kryetari i sindikatave bavareze bënte pjesë në fraksionin socialdemokrat në parlament dhe drejtuesi kryesor i shoqatave të sipërmarrësve në fraksionin CDU-CSU. Ndokush ka pyetur veten, se në çfarë funksioni kanë qenë, kur kanë folur në plenumin e parlamentit, apo kanë diskutuar në një komision parlamentar për propozimet e ministrive. Rreth gjysma e deputetëve ka punë të dyta që janë të regjistruara tek presidenti. Një punë, për të cilën secili e di dhe mund ta dijë, mund të shkojë, por më e vështirë është nëqoftëse janë në lojë interesa firmash dhe kjo nuk dihet. Kur bëhet pastaj e njohur, është e pakëndshme. Sekretari i përgjithshëm i CDU Laurenz Meyer, humbi punën për shkak të të ardhurave të tilla anësore, po ashtu si kryetari i komisionit social të CDU-së, Hermann-Josef Arentz. Relativisht të reja janë agjensitë public relations, që ofrojnë kontakte me honorare të tmerrshme, vënë në debat publik tema dhe ndihmojnë në lidhjen e bisneseve. Të reja janë edhe zyrat e mëdha pjesërisht ndërkombëtare të avokatisë, që krahas përfaqësimit juridik bëjnë edhe këshillime politike. Deputetët e parlamentit Mathias Wissmann dhe Friedrich Merz punojnë për kancelari të tilla, gjë që dihet dhe janë të regjistruar tek presidenti. Ky është ndryshimi, përse Merz kur u zbulua lidhja e anëtarit të partisë së tij Arentz me një koncern energjitik e vuri para përgjegjësisë atë me fjalët: "Ajo që unë bëj është punë, ndersa ajo që bën ti është korrupsion."