Akademien der Wissenschaften
30 Mars 2011 Landet e veçanta kishin akademitë e tyre të shkencave. Në vitin 2008 "Akademia gjermane e Studiuesve të Natyrës Leopoldina" me seli në Halë u shpall si Akademi Kombëtare. Ajo është akademia më e vjetër e studiuesve të natyrë në botë, e cila e vazhdon veprimtarinë e saj pa ndërprerje. Leopoldina përfaqëson Gjermaninë në forumet ndërkombëtare dhe këshillon gjithashtu politikën. Ajo financohet 80% prej federatës dhe 20 nga landi Sachsen-Anhalt.
Tetë akademi të tjera, financimi bazë i të cilave bëhet prej landeve, janë bashkuar në "Union der deutschen Akademien der Wissenschaften" me seli në Mainc. Këto akademi kanë 1600 anëtarë të rregullt dhe korrespondentë. Akademitë janë një forum që përkujdeset për shkencën dhe bashkëpunojnë për studime ndërdisiplinore.
Tetë akademitë janë:
- Akademia e Shkencave Berlin-Brandenburg
- Akademia e Shkencave, Gëttingen
- Akademia Bavareze e Shkencave
- Akademia Saksone e Shkencave, Lajpcig
- Akademia e Shkencave, Heidelberg
- Akademia e Shkencave dhe e Letërsisë, Majnc
- Akademia e Shkencave dhe e Arteve Nordrhein-Westfalen
- Akademia e Shkencave, Hamburg
Autor: Claudia Unseld/ Dr. Pandeli Pani
Redaktoi: Aida Cama