Aksidenti tragjik në Kroaci shkakton 12 viktima
6 Gusht 2022Për shkak të aksidentimit të një autobusi, që doli nga rruga në Kroaci kanë humbur jetën 12 vetë. Autobusi i udhëtimeve kishte në bord një grup pelegrinësh kroatë dhe u aksidentua të shtunën në mëngjes 60 km larg kryqytetit Zagreb duke dalë nga rruga e rënë në një gropë. 11 vetë ndërruan jetën në vend, një person humbi jetën në spital. Arsyeja e aksidentit është e paqartë. Sipas një raportimi në mediat kroate, autoritetet dyshojnë, se shoferin e ka zënë gjumi.
Grupi i pelegrinëve polakë prej 43 vetësh, sipas të dhënave polake, ndodhej rrugës për në meshën përfundimtare të festivalit rinor, Medxhugorje në Bosnje-Hercegovinë. Në këtë vend në qytetin Mostar në vitin 1981, gjashtë të rinj kanë raportuar për shfaqjen e Shën Mërisë. Vatikani i ka marrë në shqyrtim këto raportime, por nuk është shprehur zyrtarisht për njohjen e këtij vendi si vend pelegrinazhi. Medxhugorje megjithatë me më shumë se 1 milionë pelegrinë në vit llogaritet tek vendet më të mëdha të pelegrinazhit të katolikëve.