1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksion ushtarak për lirimin koreanojugorëve në Afganistan

22 Korrik 2007



Forcat afgane të sigurimit dhe trupa ndërkombëtare kanë nisur një operacion ushtarak për lirimin e 23 shtetasve koreanojugorë, të cilët ndodhen në duart e talebanëve radikalislamik.Ky lajm u bë i ditur nga ministria e mbrojtjes në Kabul.
Një zedhënës i talebanëve radikalislamik kërcënoi me vrasjen e 23 pengjeve, në mesin e të cilëve 15 gra, nëse deri të djelën në mbrëmje qeveria në Kabul nuk liron të gjithë të burgosurit talebanë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,Ban Ki Moon, ka shprehur shqetësimin e tij për pengjet e fundit me të huajt në Afganistan.Ai ka lutur presidentin afgan,Hamid Karsai, që të merret personalisht me fatin e koreanojugorëve dhe të dy gjermanëve,bën të ditur selia e OKB-s në Nju Jork.Për një zgjidhje të krizës së pengjeve, një delegacion me përfaqësues nga qeveria e Koresë së Jugut ka mbërritur sot në Kabul.