1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

021011 Kornblume

4 Tetor 2011

50 vjet më parë duke u gdhirë 3 tetori në kuadër të këtij aksioni rreth 3.000 vetë, persona "politikisht jo të besueshëm" i shpërngulën me forcë nga zonat dhe fshatrat afër kufirit gjermano-gjerman.

Mitarbeiter des bundesdeutschen Zollgrenzdienstes auf der getrennten Straße von Immingerode nach Böseckendorf Zugeliefert am 30.9.2011 durch Aya Bach. Copyright: Grenzlandmuseum Eichsfeld
Kufiri gjermano-gjermanFotografi: Grenzlandmuseum Eichsfeld

3 tetor 1961, në orët e para të mëgjesit në derën e shtëpisë së Irmgard Ohnesorge trokasin ushtarë, policë dhe disa prej nëpunësve të autoriteteve lokale. Asaj i lexohet një protokoll: "Ju nuk jeni e denjë të jetoni në zonën e kufirit të shtetit me perëndimin."

Irmgard Ohnesorges i ka mbetur e pashlyer për 50 vjet në kujtesë kjo ditë.  "Shpërtheu paniku, babai im sapo ishte ngritur dhe ishte larë. Nëna ishte ende duke fjetur me ne fëmijët. Dhe unë kujtoj që ajo tha, mos ma prish gjumin dhe babai i tha se dëshironte t'ia thoshte vetë, për shkak se nëna ime ishte katër muaj shtatzënë. Por, autoritetet as që e morën këtë gjë në konsideratë dhe hynë me forcë në dhomën e gjumit dhe ia thanë nënës sime urdhërin."

Irmgard Ohnesorge, sot 54 vjeç jetonte me familjen e saj në Günterrode, direkt në kufi me Saksoninë e Ulët. Prindërit e saj merreshin atje me bujqësi dhe kishin edhe një restorant që shkonte.

Por shtëpia dhe oborri ishin megjithatë, drejtpërdrejt në zonën kufitare, në kufirin e brendshëm gjerman. "Babain tim e morën në bashki. Atij i shkonte pas një njeri me armë. Ai i kishte thënë një fqinji, tani ata po më nxjerrin mua dhe familjen time në rrugë. Kjo nuk ka qenë e lehtë për të dhe familjen. "

"Ne na u dha një orë kohë për të mbledhur gjërat personale dhe për t'u larguar," thotë një grua tjeter e prekur nga kjo masë nga landi i Turingjisë. 

Aksioni "Kokoçeli ngjyrë qielli"Fotografi: Grenzlandmuseum Eichsfeld

3200 vetë u zhvendosën me dhunë në tetor 1961 në një aksion të papritur dhe sekret. Ata u zhvendosën nga zona kufitare në brendësi të RDGJ-së.Qëllimi: për të forcuar kufirin ndërgjerman. Ky aksion u pagëzua me emrin "Kokoçeli ngjyrë qielli".

Vala e parë e shpërnguljeve kishte ndodhur në vitin 1952. Ky aksion ishte regjistruar në dosjet e Shtazit me emrin cinik "aksioni parazitët". Nga zhvendosja e detyruar u prekën gjithsej 11.000 persona. Ata nuk u kompensuan. Rezistenca nuk kishte shumë kuptim, thotë Rainer Potratz, bashkëautor i librit "Zhvendosjet me forcë në kufirin e brendshëm gjerman," - po ashtu as arratisjet në Perëndim.

"Njerëzit e prekur në vitin 1961 nuk kishin asnjë lloj mënyre largimi. Kufiri në atë kohë ishte tashmë  i mbyllur shumë ngushtë, kishte dy gardhe në kufirin e brendshëm gjerman, tokat dhe arat ishin të rrethuara, trupat e kufirit ishin në gatishmëri, dhe gjatë vitit 1961 nuk ka pasur arratisje dhe largime për në RFGJ. Kurse gjatë vitit 1952 kaluan kufirin për në RFGJ në kontekstin e këtyre veprimeve rreth 4000 vetë,  kryesisht nga Turingjia."

Kufiri gjermano-gjermanFotografi: Grenzlandmuseum Eichsfeld

Irmgard Ohnesorge dhe familja e saj u shpërngulën me forcë në tetor 1961 dhe i dërguan me kamion në afërsi të Vajmarit. Aty u dhanë një banesë të vogël, mbi  një stallë derrash.  "Banorëve të atij vendi u kishin thënë se ne ishim kriminelë, asocialë dhe shumë na trajtonin si të tillë – Këta njerëz që i kanë sjellë këtu te ne me siguri që duhet të kenë bërë diçka, ndonjë krim".

Të shpronësuar dhe të stigmatizuar si kriminelë. Shumë prej të shpërngulurve e patën të vështirë këtë dramë të dyfishtë. Ka pasur edhe disa raste vetëvrasjesh, por shumica vazhdojnë të vujanë edhe sot prej pasojave psikologjike, sqaron në librin e tij "Zhvendosjet me forcë në kufirin e brendshëm gjerman," Rainer Potratz. "Traumën e përjetoj vazhdimisht" , tregon një nga personat e prekur, "Edhe sot sa herë që shkoj diku më duket, se nuk do të kthehem prapë."

 

Autor: Susanne von Schenck / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti