Akte të reja të dhunës në Irak - vriten 27 persona
6 Qershor 2007Reklamë
Bagdat: Si pasojë e akteve të reja të dhunës në Irak humbën jetën të paktën 27 njerëz. 15 viktima u regjistruan si pasojë e një sulmi kamikaz në afërsi të qytetit Faluxha. Kryekomandanti i forcave amerikane në Irak, Dejvid Petraeus (David Petraeus), pranoi se kohëve të fundit është shtuar sërish dhuna në Irak. Sipas të dhënave të agjensisë së lajmeve AP vetëm gjatë muajit maj janë vrarë 2.155 civilë irakianë.