Aktivitetet e "Adra Deutschland" në Kosovë & Raporti i Freedom Hause & Shpërngulja e të rinjve nga Greqia
14 Janar 2011"Adra Deutschland", është një organizatë e cila vepron në Kosovë që nga viti 1998. Krahas ndihmës në rindërtimin dhe meremetimin e shtëpive në fazën emergjente menjëherë pas luftës por edhe më vonë, kjo organizatë vazhdon me mbështetjen e familjet të varfëra, familjeve me bonjakë dhe për të pastrehët në mbarë vendin.
Kosova ka përparuar në respektimin e të drejtave të njeriut gjatë vitit të kaluar, vlerëson organizata joqeveritare Freedom House. Në raportin e botuar në faqen e saj të internetit, thuhet se Kosova prej nivelin të një vendi "jo të lirë", ka kaluar në statusin e vendit "pjesërisht të lirë", sa i përket respektimit të të drejtave politike dhe të drejtave të qytetarëve. Në raportin e Freedom House përshkruhet gjendja në 194 vende.
Thellimi i krizës në Greqi ka bërë që shumë të rinj më nuk e shohin perspektivën e tyre në këtë vend. Sipas një studimi të fundit 7 nga 10 të rinj grekë e shohin përspektivën e tyre jashtë shtetit, kurse 1 në çdo katër të rinj ka filluar procedurat për largim nga ky vend. Po si qëndron puna me të rinjtë shqiptarë të emigracionit?
Autor: Ajete Beqiraj/Bahri Cani/Niko Anagnosti
Redaktoi: Bahri Cani