Akufo-Addo: Afrika ndjen edhe sot pasojat e skllavërisë
24 Shtator 2023![Skllevër afrikanë në shekullin e 19-të duke pritur për t'u transportuar për SHBA](https://static.dw.com/image/65403302_800.webp)
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u shpreh kritik ndaj shpërfilljes së përgjithshme të shumicës së botës për pasojat e tregtisë trans-atlantike të skllevërve, duke këmbëngulur se "duhet të paguhen kompensime”.
Akufo-Addo tha: Pjesa më e madhe e Evropës dhe e SHBA-së është ndërtuar nga djersa, lotët, gjaku dhe tmerret e skllavërisë së Afrikës. Asnjë shumë parash nuk do t'i kompensojë kurrë tmerret.
Nuk duhet harruar se miliona afrikanë u morën nga embrioni i kontinentit tonë dhe u vendosën të punonin nëpër botë pa kompensim për punën e tyre.
Eksodi i afrikanëve ndodhi gjatë një periudhe 400-vjeçare, dhe Gana ishte një nga pikat e nisjes për shumë prej tyre që u skllavëruan në Afrikën Perëndimore.