1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Al Maliki zhvillon bisedime me Teheranin zyrtar per gjendjen në Irak

9 Gusht 2007

Kryeministri i Irakut, Nouri Al-Maliki, ka zhvilluar bisedime në Teheran me udhëheqjen iraniane për çështjet e sigurisë në Irak.Presidenti Mahmud Ahmadinexhad theksoi në hapjen e bisedimeve se qeveria irakiane dhe populli irakian duhet të punojnë më shumë që të arrijnë stabilitetin dhe sigurinë në vend.Gjithashtu Irani, sipas burimeve zyrtare ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar Irakun.
Pritet që al Maliki të nxisë udhëheqjen e Iranit për vijimin e bisedimeve me SHBA-të për gjendjen e sigurisë në Irak.SHBA-të më parë e kishin akuzuar Iranin për mbështetje të milicëve shiitë që kryejnë sulme të dhunshme në Irak.