1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Albin Kurti telefonon me Heiko Maas

11 Maj 2021

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Symbolbild - Telekommunikation
Fotografi: picture-alliance/JOKER

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një mesazh në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë citon ministrin Heiko Maas të ketë thënë gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se "perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë. Dhe se dialogu me Serbinë, është kyç"

Fotografi: Armend Nimani/AFP/Getty Images

Kurti nuk flet për dialogun

Bie në sy, se në mesazhin e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e përmend me asnjë fjalë dialogun me Serbinë: 

"Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas," shkruan Kurti, duke theksuar perspektivën e Kosovës dhe marrëdhëniet tona të fuqishme dypalëshe. Gjermania është një vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një WB6 ballkanik, të lidhur me një anëtarësim të plotë në BE dhe Nato".

Ballkani në agjendë 

Telefonata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, vjen direkt pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, ku Ballkani për herë të parë pas dy vjetësh ishte në qendër të vëmendjes.  

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW