1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ali Ahmeti: Çështja e kufirit nuk paraqet problem serioz për marrëdhëniet Kosovë - Maqedoni

Bekim Shehu2 Maj 2006

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një vizite në Kosovë u takua edhe me presidentin, Fatmir Sejdiu

Ali Ahmeti, kryetar i BDI, Maqedoni
Ali Ahmeti, kryetar i BDI, MaqedoniFotografi: AP


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni tha, se ai mbështet çfarëdo zgjidhje që do të arrihet në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, lidhur me statusin e Kosovës, mirëpo, nuk e pengon as pavarësia e Kosovës.

Këtë deklaratë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e bëri gjatë një vizite që po realizon në Kosovë dhe pas një takimi që zhvilloi me presidentin, Fatmir Sejdiu. Temë e pashmangshme e bisedave në këtë takim ishte edhe çështja e kufirit Kosovë-Maqedoni, një çështje kjo për të cilën kohët e fundit ka pasur debate mjaft të nxehta. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se, çështjet që kanë të bëjnë me kufirin dhe për Bashkimi demokratik gjithashtu, janë çështje teknike që në biseda të dyanshme do të zgjidhen dhe nuk paraqesin ndonjë problem serioz për avancimin e raporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë

Ndërsa presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nga ana e tij thotë se, Prishtina dëshiron që të ketë mërrëdhënie shumë miqësore me Maqedoninë dhe në këtë linjë edhe çështjen e demarkacionit të kufirit ta zgjidhin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sidoqoftë, çështja e demarkacionit të kufirit Kosovë-Maqedoni dhe deklarata e fundit e kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku, se qeveria e Kosovës nuk e njeh mërrëveshjen e arritur në vitin 2001, ndërmjet Shkupit dhe Beogradit për kufirin e Kosovës vuri në dilemë realizimin apo jo të një vizite në Maqedoni të kryeministrit të Kosovës.

Megjithatë, nga qeveria e Kosovës tashmë konfirmohet se kryeministri Agim Çeku, do të zhvilloje vizitën e tij në Maqedoni më datën 5 maj.