Çmimi Nobel në letërsi
10 Tetor 2013Çmimi Nobel për letërsi për këtë vit u fitua nga shkrimtarja kanadeze Alice Munro. Lajmin e bëri të ditur Akademia Suedeze në Stokholm. 82 vjeçarja është bërë e njohur me krijimet e saj në prozë të shkurtër. Autorja është „mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor“, tha Peter Englund nga juria. Ajo e ka perfeksionuar këtë formë të veçantë rrëfimi. Nga veprat e saj të njohura veçohet „Vallëzimi i frymëve të bekuara“ (Tanz der seligen Geister), “Shpresat e vogla“ (Kleine Aussichten) ose “Hënat e Jupiterit“ (Die Jupitermonde). Çmimi, që ndahet nga Akademia Suedeze prej vitit 1901 për çdo vit, ka vlerë financiare prej 920.000 euro. Ceremonia e dorëzimit të çmimit bëhet më 10 dhjetor, në ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobelit në Stokholm.