1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amerikanët paralajmërojnë reduktimin e trupave në Irak

5 Shtator 2007

Përpjekjet për stabilizimin e Irakut sipas qëndres amerikane të llogarive nuk po japin rezultatin e duhur. Nga 18 synimet e formuluara në kongres njëmbëdhjetë nuk janë arritur deri tani, thuhet në një raport të organit mbipartiak të kontrollit. Dhuna në Irak vazhdon të jetë në nivel të lartë. Qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki nuk "është e aftë të funksionojë", kritikohet në raport. Përveç kësaj është e paqartë, se çfarë ka bërë qeveria irakiane me dhjetë miliardë dollarët e ndihmave ekonomike nga SHBA. Komandanti i ushtrisë amerikane në Irak, gjenerali David Petraeus, parashikon reduktimin e trupave pas marsit të 2008. Ka kufinj, për atë që mund të bëjë ushtria amerikane tha Petraeus.