1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amnesty kritikon politikën e BE-së për refugjatët

Bernd Riegert/Pandeli Pani24 Korrik 2012

Ende numri i të mbyturve në brigjet e Lampedusës është i madh. Kurse në Greqi është shtuar shumë dhuna e grupeve të djathta ndaj emigrantëve.

ARCHIV - Ein Boot mit Flüchtlingen aus Nordafrika nähert sich am 09.04.2011 der süditalienischen Insel Lampedusa und wird von einem Patrouillenboot der Küstenwache in den Hafen geschleppt. Der Flüchtlingsstrom aus Nordafrika beschäftigt am Montag (11.04.2011) die EU-Innenminister bei ihrem Treffen in Luxemburg. Mindestens 22 000 Flüchtlinge sind seit Beginn der politischen Unruhen in Nordafrika im Januar allein auf der italienischen Insel Lampedusa angekommen. EPA/ETTORE FERRARI +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Organizata për të drejtat e njeriut "Amnesty International" ka tërhequr këto ditë sërish vëmendjen për gjendjen e refugjatëve nga Afrika e Veriut, që përpiqen të arrijnë Evropën me anije. Shumë prej tyre arrijnë në ishullin e vogël mesdhetar Lampedusa, që i takon Italisë. Të tjerët e bëjnë një gjë të tillë në Sicili apo Maltë. Numri i refugjatëve këtë verë ka rënë, por në thelb problemi nuk ka ndryshuar, thotë drejtori për Evropën i "Amnesty International" Nicolas Beger.

Aktualisht situata në ishullin e Lampedusës është e qetë, thotë Nicolas Beger, që sapo është kthyer nga një vizitë në këtë ishull. Ende vazhdojnë të vijnë refugjatë, por situata në ishull është e përballueshme. Vitin e kaluar situata ishte shumë e vështirë. Vitin e kaluar kanë humbur jetën 1.500 vetë. Por ne duam të tërheqim vëmendjen edhe për veprimet heroike të banorëve të Lampedusas, sepse ndonjëherë këtu vinin rreth 1.000 refugjatë çdo natë. Ky është një ishull fare i vogël, pa  burim të vetin për ujë dhe me 6.000 banorë. Ata kenë vepruar heroikisht.

Fotografi: dapd

Shumica e refugjatëve që zbarkojnë në Lampedusa janë nga vendet afrikane, si Eritrea apo Sudani. Po ashtu edhe nga Libia ku situata nuk është qetësuar.

Sa i përket qëndrimit të autoriteteve italiane ai nuk ka ndryshuar shumë. Italia vazhdon të ketë si në kohën e Gadafit një marrëveshje me Libinë për rikthimin e refugjatëve. Pra qeveria italiane nuk ka ndër mend të ndryshojë qëndrim.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe ndihma që jep agjencia e BE për mbrojtjen e kufirit nuk është shumë efektive. Ende numri i të mbyturve në brigjet e Lapedusës është i madh. Në Greqi ende vazhdojnë të vijnë emigrantë dhe atje është shtuar shumë dhuna e grupeve të djathta ndaj emigrantëve. Por të paktën Greqia ka ndërmarrë disa përmirësime në legjislacionin për emigrantët. E keqe është gjendja edhe në Qipro dhe në Maltë. Këto janë vende të vogla dhe e kanë të vështirë të strehojnë mijëra refugjatë.