1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Red Bull në qendër të kritikës

Stephani Höppner / Angelina Verbica13 Maj 2013

Me video të sporteve ekstreme koncerni austriak Red Bull bën reklamë me për limonadën të tij. Por kjo strategji e tij është e diskutueshme, se numri i sportistëve të aksidentuar rritet.

Fotografi: dapd

"Mijëra kuajfuqi, shou spektakolarë dhe pikëtakim i personaliteteve të sportit." Me 1 maj "Kini Fullgas Tag" në Zillertal të Austrisë duhej të bëhej përsëri një ngjarje sportive e superlativave, por në fund ajo u kthye në katastrofë. Piloti 38 vjeçar Guido Gehrmann u përplas me avionin e tij të vogël, Bede BD-5, kur po ulej në tokë dhe vdiq.

"Guido ka qenë për vite jo vetëm i respektuar si pilot i shkëlqyer, por edhe një personalitet tek Flying Bulls", thuhet në faqen e internetit të Flying Bulls. Në faqen kushtuar aktivitetit Fullgas Tag sportistit i është kushtuar një rubrikë e veçantë: "Goodbye Guido".

Gehrmann kishte kontratë me kompaninë austriake Red Bul, e cila ndër të tjera prodhon një limonadë të ëmbël dhe tërheq vëmendjen me aksione gjithnjë e më të tepruara. Sipas njoftimeve të mediave Gehrmann nuk është sportisti i parë i sporteve ekstreme nën ndikimin e koncernit, që humbi jetën gjatë një fluturimi të rrezikshëm.

Për Red Bull Steve Black hidhet nga lartësia 24 metra në Spree, BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Vetëm në vitin 2009 vdiqën tre sportistë, që kryenin akrobacitë e tyre të guximshme për Red Bullin: skiatori Shane McConkey, parashutisti Eli Thompson dhe basejumperi Ueli Gegenschatz. Zvicerani Gegenschatz madje u filmua gjatë kërcimit të tij vdekjeprurës. Xhirimet bëheshin për reklamën e sponsorizuesit të tij, i cili sapo ka hyrë në biznesin e telekomunikacionit. Në media dhe në platformat e mediave sociale shtrohet që atëherë pyetja, se kush mban përgjegjësinë për këto manovra të rrezikshme.

Salto në vdekje

Kësaj çështjeje i bie pas edhe gazetari Helmar Büchel në dokumentarin e tij televiziv për ARD "Ana e errët e Red Bull-it". Ai përshkruan vdekjen e gjashtë atletëve të sporteve ekstreme, pesë prej të cilëve kishin nënshkruar kontrata me Red Bull-in. Në fokus të dokumentarit të transmetuar kohët e fundit është: Shane McConkey. Sportisti kanadez në vitin 2009 kërceu në Dolomite nga një shkëmb 300 metër i lartë. Plani i çmendur ishte që pas një saltojë të dyfishtë së prapthi McConkey të hiqte skitë dhe pastaj me të ashtuquajturën wingsuit, një lloj kostumi si lakuriq nate, të hidhej në drejtim të tokës duke hapur parashutën. Por e gjitha dështoi, sepse një ski nuk i doli nga këmba. Dhe sportisti u aksidentua për vdekje.

Regjizori Büchel pohon se McConkey ka qenë nën trysni të madhe. "Për të qëndruar në biznes, McConkey ka qenë nën presion, që të ndërmarrë aksione gjithnjë e më të guximshme, deri sa vendosi të ndërlidhë sportin ekstrem të skijimit me basejumping", rrëfen autori për gazetën javore "Die Zeit".

BasejumpFotografi: MOHD RASFAN/AFP/GettyImages

Dy anë të medaljes

Çfarë pjese ka Red Bull në aksident? Koncerni, me të cilin është i lidhur me kontratë edhe njeriu i formula 1 Sebastian Vettel, nuk është i vetmi, që sponsorizon sportistë. Pothuajse të gjithë prodhuesit e artikujve sportivë dhe prodhuesit e pijeve energjike financojnë atletë, aventurierë, ekspedita dhe filmat përkatës lidhur me to. Se ku i vendosin prioritetet, kompanitë e vendosin vetë.

Firma gjermane Vaude, që prodhon ndër të tjera veshje sportive dhe pajisje për alpinizëm zgjedh rrugë të tjera: "Vaude nuk është e njohur për më lart, më shpejt, më tej", thotë zëdhënësi i saj Benedikt Trëster për DW. "Ne nuk duam të shkojmë në ekstrem, por grupi që ne synojmë të arrijmë, janë ato që shijojnë natyrën, të cilët kanë një shkallë vetëdije për mjedisin dhe të ndjehen mirë në natyrë." Dhe prodhuesi zviceran i pajisjeve sportive malore Mammut e përshkruan kështu etikën e tij të sponsorizimit në faqen e tij të internetit: "Ne nuk kërkojmë të bëjmë bujë, angazhimet tona janë afatgjata. Ne kërkojmë nga partnerët që sponzorizojmë angazhime të vazhdueshme ekologjike dhe sociale."

Në rrjet strategjitë e marketingut të Red Bull diskutohen në mënyra të ndryshme. "Nuk duhet të fajësosh Red Bullin. Sportisët rrezikojnë jetën me dëshirën e tyre. Pra është një situatë me leverdi për të dyja palët", komenton një përdorues në YouTube reklamën për filmin mbi "McConkey". Filmi 90-minutësh, i prodhuar nga Red Bull, do të dalë që këtë vit në kinema.

Koncerni hesht

"Ne jemi të interesuar, që në qendër të vëmendjes të mediave të jenë ata, që e meritojnë me rezultatet e tyre të jashtëzakonshme. Sportistët, artistët dhe shumë njerëz të tjerë krijues, me të cilët ne bashkëpunojmë në fusha të ndryshme". Një vemendje e medias, që i ka sjellë koncernit në vitin 2012 ( sipas të dhënave të tij) një rritje prej 12.8 për qind, më shumë se 5.2 miliardë pije të shitura.

Sipas kompanisë shitja është rritur nga 4.25 miliardë euro në 2011 në 4,93 miliardë euro vitin e kaluar. Kompania jep më shumë para për ngjarje spektakolare dhe marketing, se sa për prodhimin e pijes me përmbajtje kofeine. Megjithatë edhe autori i filmit Büchel ka marrë vetëm refuzime nga Red Bull, siç tregonnë gazetën "die Zeit". "Frika e njerëzve se mos gabojnë, ndjehej qartë."

Felix Baumgartner hidhet nga një helikopter mbi Rio de JaneiroFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Sipas ekonomistit sportiv Christoph Breuer të Shkolles së Lartë Sportive të Këlnit jo vetëm Red Bull është përgjegjës për akrobacitë gjithnjë e më të rrezikshme. Eshtë edhe një kuriozitet i pangopur e shikuesve. "Nga njëra anë mund të thuash: Red Bulli i keq. Por ata nuk e bëjnë pa shkak. Nëse një ofrues i një spektakli të tillë, si Red Bull këtu, nuk do të gjente kërkesën në treg, atëherë Red Bull nuk do ta bënte këtë", thotë Breuer në bisedë me DW.