1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel mbyll faqen e Facebookut

2 Shkurt 2019

Lamtumirë Facebook! Edhe një personalitet tjetër nga politika gjermane i kthen kurrizin Facebookut. Kancelarja Angela Merkel, e cila preferon Beatles-at dhe ëndërron të udhëtojë me tren nëpër Siberi.

Berlin: Angela Merkel bei einer Sitzung des Bundestages
Fotografi: Reuters/F. Bensch

Mbyllja e Facebookut erdhi përmes një videoje të postuar në median sociale. Aty Angela Merkel deklaroi, se "ju e dini, që nuk jam më kryetare e partisë CDU, dhe prandaj do ta mbyll faqen time të Facebookut. Në dhjetor Merkelin e zëvendësoi Sekretarja e Përgjithshme, Annegret Kramp-Karrenbauer. Në të njëjtën kohë Merkel falënderoi ndjekësit e saj në Facebook për "mbështetjen e madhe". Megjithatë ju mund të vazhdoni ta ndjekin punën time si kancelare, tha Merkel. Për këtë është përgjegjëse faqja e qeverisë gjermane në Facebook. Mbështetësit mund të më ndjekin edhe në Instagram, u shpreh kancelarja.

Më shumë se 2,5 milionë vetë e kishin klikuar me "pëlqim" faqen e kancelares Merkel, që kishte lënë kështu pas presidentin Macron, i cili ka vetëm 2,3 milionë ndjekës në Facebbok, apo kryeministren Theresa May me 503.000 ndjekës. Në faqen e Facebookut të kancelares krahas punës si kancelare postoheshin edhe informacione private për politikanen 64 vjeçare. Për shembull që Merkel dëgjon me shumë dëshirë muzikën e Richard Wagnerit, grupi më i preferuar muzikor i saj janë Beatles. Një nga ëndrrat kancelares është që të udhëtojë me trenin transsiberik nga Moska në Vladivostok.

Më 22 janar ishte një politikan tjetër i njohur gjerman, kryeministri i landit të Saksonisë-Anhalt, Rainer Haseloff që u largua nga Facebook, ndërkohë në fillim të janarit ishte politikani i Gjelbër, Robert Habeck që u largua nga twitteri.

 

la/kle/uh (dpa, afp, rtre, ape)