1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anglia dhe Portugalia në çerekfinale, Holanda në shtëpi!

DW26 Qershor 2006

Portugalia vazhdoi radhën e gjatë të ndeshjeve pa humbje, ndërsa Holandës i mbetet të analizojë gabimet

Fotografi: AP


Një gol, katër lojtarë të përjashtuar, një dramë e vërtetë, luftë në fushën e Nyrnbergut dhe brutalitet i rrallë. Portugalia dhe Holanda përfunduan ndeshjen me nga vetëm nëntë lojtarë, pas largimit të portugezëve Koshtinja dhe Deko si dhe holandezëve Bularuzh dhe Van Bronkhorst. Pas një ndërhyrje të ashpër të Bularuzh, që në pjesën e parë, nga loja e detyrua të largohet lojtari Kristiano Ronalndo.

Gjyqtari Valentin Ivanov nga Rusia shpërndau gjithsej 16 kartona të verdhë. Ky është rekordi i të gjitha kampionateve botërore. Mirëpo ajo që është më e rëndësishmja, ndodhi në minutën 23, kur mesfushori portugez Nuno Manish shënoi golin e vetëm. Në këtë mënyrë nga kampionati botëror u largua Holanda, e cila konsiderohej si një prej kandidatëve kryesorë për titullin e kampionit. Ndërsa Portugalia vazhdoi radhën e gjatë të ndeshjeve pa humbje. Lojtarët e brazilianit Felipe Skolari, nuk kanë pësuar disfatë që nga shkurti i vitit 2005. Portugalia përsëriti suksesin e vitit 1966 dhe kohës së Euzebios, ndërsa Holandës i mbetet t'i analizojë gabimet. Do të jetë befasi e madhe në qoftë se Marko Van Basten mbetet në postin e kryetrajnerit. Disa vendime të tija ishin të pakuptueshme, në veçanti mosaktivizimi i njërit prej qendërsulmuesve më të mirë në botë, Rud Van Nilsteroi.

Kundërshtari i Portugalisë në çerekfinale do të jetë Anglia e cila sërish nuk shkëlqeu, por realizoi qëllimin. Në ndeshjen kundër Ekuadorit mjaftoi një moment i mrekullueshëm i kapitenit Dejvid Bekham, për të siguruar fitoren 1:0 dhe kualifikimin ndër tetë ekipet më të mira të kampionatit botëror. Bekham realizoi një gjuajte të lirë në pjesën e dytë. Ekuadori u prezantua mirë. Në pjesën II kishte një shans shumë të mirë, kur qëlloi shtyllën. Megjithatë, një ndër befasitë më të këndshme të garave në grupe, nuk arriti të eliminojë një prej kandidatëve për titullin e kampionit.