1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anticiganizmi, drejtësia dhe policia

Gilda-Nancy Horvath
28 Dhjetor 2021

Hetimet e fokusuara ndaj grupeve etnike praktikohen në Gjermani prej më shumë se njëqind vjetësh. Të prekur prej tyre janë edhe sinti dhe romët.

Tschechien Gerechtigkeit für Stanislav Tomas | Proteste in Teplice
Fotografi: Ondrej Hajek/CTK/AP Photo/picture alliance

Kur në prill të vitit 2007 u vra në Heilbronn nga grupi terrorist ekstremist i djathtë NSU një police, policia për vite me radhë zhvilloi hetime kudër një grupi sintish dhe romësh që gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes. Policia mori më shumë se 3000 mostra ADN-je nga pjesëtarë të këtyre komuniteteve dhe krijuan profile të bazuara mbi baza etnike.

Fotografi: Robert Schlesinger/picture alliance

Në një konferencë të organizuar nga Instituti Gjerman për të Drejtat e Njeriut me titull "Antiziganizmi në kontekstin e policisë dhe drejtësisë", drejtoresha e institutit, Beate Rudolf, tha se ky nuk ishte një rast i veçantë: "Fjala është për antiziganizëm institucional me efekt diskriminues, sepse kjo mënyrë e ngushtë perceptimi mund të pasqyrohet në rregullore, ligje dhe në proceset informale të organizatave”.

Profilizimi racor - praktikë historike

Sinti dhe romët kanë qenë në shënjestër të profilizimit racor që shekullin e kaluar në Gjermani. Ata u shpallën problem sigurie dhe rendi dhe u vunë nën dyshim të përgjithshëm. Nacional-socialistët e vazhduan këtë praktikë dhe që në vitin 1938 përpiluan dosje për 31,000 sinti dhe romë duke u marrë gjurmët e gishtave dhe lidhjet gjenealogjike.

Fotografi: Andrea Grunau/DW

Praktika të tilla vazhduan edhe pas Luftës së II Botërore. Kështu Zyra Federale e Kriminalistikës kishte nga viti 1980 deri në vitin 2001 një sektor të posaçëm që merrej me të ashtuquajturit "kriminelë pa vendbanim të qëndrueshëm" pra me sintit dhe romët.

Fotografi: Maja Radu

Sipas shoqatës "Amaro Foro" qëndrimet raciste ndaj sinti dhe romëve në radhët e policisë ose organeve të rendit vazhdojnë edhe sot. Përveç dyshimeve vetëm për shkak të pamjes së jashtme, kjo shoqatë njofton edhe për raste kur paditë e ngritura nga sintit dhe romët nuk merren seriozisht nga organet e rendit.