1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Anulohet festa e birrës, më e madhja në botë

21 Prill 2020

Për shkak të pandemisë së Coronës këtë vit nuk do të zhvillohet festa tradicionale e birrës në Bavari. Ajo është festa popullore më e madhe në botë e organizohet nga shtatori deri në tetor.

Coronavirus Oktoberfest Bayern Deutschland
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Schrader

Asgjë nuk është kaq e rëndësishme për bavarezët festa e birrës, e njohur ndryshe si festa e tetorit. Por virusi i Coronës bën që të anulohet edhe kjo festë, që çdo vit tërheq deri në 6 milionë vizitorë. Anulimi bëhet për herë të pas 73 vjetësh.

Kryeministri bavarez, Markus Söder, (djathtas) 21.04.Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

"Na dhemb, dhe është për të ardhur shumë keq”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder. Por rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh. Sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për të festuar në tendat e ngritura e që janë të mbushura plot me njerëz. E masat kufizuese dhe distanca sociale sikur nuk shkojnë me atmosferën tipike të kësaj feste tradicionale.

 

la/ag