1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Landschaftsarchitektin

4 Qershor 2010

Ambjenti, ku ne e kalojmë kohën, ka më shumë ndikim në jetën tonë, nga ç'e mendojmë. Këtë e thotë Johanna Spalink-Sievers. Ajo krijon ambjente jetësore, ku njerëzit e ndjejnë veten mirë.

Përjashta Johanna Spalink-Sieversit i pëlqen të ketë gjelbërim të madh dhe shkurre gardhi të prera mirë. Brenda, në banesën e saj muret janë të bardha dhe të zbukuruara me piktura shumëngjyrëshe. Raftet janë mbushur me libra, fotografi të familjes dhe statuja të vogla. Në mes të tavolinës së ngrënies ndodhet një vazo me trëndafila të freskët.

Fotografi: DW

Si arkitekte parqesh ajo është e bindur se hapësirat karakterizojnë jetën e njerëzve. Ajo e di si mund të kthehet nga një tokë djerrë një kopsht i shkëlqyer duke mbjellë bimët e duhura. Shembulli më i mirë është një kompleks pallatesh të larta në Bremen. 30 vjet më parë në lagjen Osterholz-Tenever nisi një projekt pilot për banimin urban të të ardhmes. Por, pas vitesh rrënimi, midis betoneve sundonte vetëm mërzia, dhe lagjja me probleme mori emër të keq.

Hapësirat e jetës karakterizojnë njerëzit

Osterholz-Tenever ia ka zënë shumë kohën Johanna Spalink-Sievers në pesë vitet e fundit. Ndërkohë lagjja është renovuar krejtësisht, disa pallate të larta u hoqën. Tani duket sikur papritur lindi dielli. Shkurtimisht, nga një njollë turpi lagjja u kthye në projekt shembull. Dhe banorëve u pëlqen sërish të jetojnë këtu.

Fotografi: Johanna Spalink-Sievens

Merita e Johanna Spalink-Sievers-it është se bëri planet për renovimin e lagjes dhe drejtoi punimet. Ide të saj kanë qenë shkallët të sigurta nga zjarri mbi çatitë e gjelbërta, garazhet, sipërfaqet e gjelbëra para shtëpive. Këtë ditë nëntori ajo takohet me drejtorin e Filarmonisë së Bremenit. Ata bëjnë plane për të organizuar një koncert në qiell të hapur dhe janë duke kërkuar vendin, ku ta zhvillojnë atë. "Nëpërmjet arkitekturës ne nuk mund të zgjidhim problemet sociale", thotë 54 vjeçarja. "Por ne mund të kontribuojmë nëpërmjet formës, që i japim një lagjeje banimi, që adresat të mos stigmatizohen".

Fotografi: DW

Shumë e zënë me punë dhe nënë e disa fëmijëve


Nga banesa e saj në Hanover deri në Bremen largësia është 100 kilometra. Johanna Spalink-Sievers udhëton shpesh dhe shumë. Kur i jep makinës nëpërmjet navigacionit për të shkuar diku në veri të Gjermanisë, në një takim me partnerët e biznesit, apo me pronarët e shtëpive, atëherë asaj i pëlqen të dëgjojë muzikë klasike dhe lajmet në radio.

Fotografi: DW

Kur nuk ka për të bërë vizita tek klientët, atëherë asaj i duhen vetëm pesë minuta për të shkuar në zyrën e saj të re. Aty ajo zhvillon me katër të punësuarit vizionet e saj. Deri para pak kohësh ajo ka punuar kryesisht në shtëpi.

Shumë talente të Johanna Spalink-Sievers

Fotografi: DW

Së bashku me të shoqin ajo ka rritur katër fëmijë. Profesioni dhe familja duhet të ecin bashkë dhe ajo nuk e ka shtruar këtë kurrë në diskutim: "Unë gjithnjë kam nevojë të bëj diçka, që nuk ka të bëjë më familjen dhe rritjen e fëmijëve," tregon ajo. E mundur kjo u bë vetëm nëpërmjet përkrahjes së të shoqit dhe ndihmës së një vajze Au-Pair. Por pjesa më e madhe vjen prej talentit të saj, që të bëjë bashkë profesionin dhe familjen dhe përveç tyre të gjejë dy herë në javë kohë për të kënduar në një kor grash. "Unë mendoj se Johanna është një grua, që mendon në mënyrë shumë të strukturuar, që e di çfarë do, që ka principe të qarta dhe një zemër të mirë e empati." Këtë e thotë Klaus Trojan, një mik i familjes dhe profesor arkitekture në Universitetin e Lajbnicit në Hanover. Ai është ftuar nga kolegia dhe shoqja e tij. Ai është ulur në kuzhinë, ndërkohë që Johanna Spalink-Sievers përgatit darkën…

Feedbackfrage: A jeni dhe ju në gjendje të bëni bashkë familjen dhe profesionin?

Autorin: Holly Fox/Aida Cama
Redaktion: Birgit Gërtz/Angjelina Verbica