1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Armë për zhvillim"- Projekt i suksesshëm i OKB-së për çarmatimin në Sierra Leone

Dirk Bathe10 Gusht 2007

Në Sierra Leone zhvillohen më 11.08. zgjedhje parlamentare. Një parlament i ri dhe një president i ri do ta qeverisin vendin afrikano-perëndimor, në të cilin zotëroi mbi 10 vite me rradhë një luftë e rëndë civile.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Qysh prej 5 vitesh ka përfunduar lufta ku rebelët luftonin kundër ushtarëve të qeverisë, ku grupe kriminele luftonin kundër të dyja palëve dhe dhe ku çdo fshat kishte forcat e veta milice. Si pasojë vendi u mbush me armë.

Plaku ka vështirësi t´u afrohet kutive të mëdha metalike, të cilat janë siguruar me disa çelësa. në to ndodhen armë: Nga mitralozi i tipit AK 47 e deri në çfte qindravjeçare, të cilat ngjajnë më shumë me pushkë druri sesa me armë të vërteta zjarri. Në këto kuti ndodhen disa qindra amrë, të cilat janë dorëzuar nga njerëz që jetojnë në fshatërat përreth. Programi quhet "arms for development", pra "armë për zhvillim" dhe ëilliam Banya është shefi lokal i Tokolillit:

"Qëllimi kryesor i projektit tonë është që ta mbështesim qeverinë në kotrollin që ushtron ndaj mbajtjes private të armëve të zjarrit si edhe të sensibilizojmë komunat për këtë temë. Çdo qytetar duhet dijë si të reagojë kur bëhet fjalë për armë dhe të sqarohet se ç´dëm mund të shkatojnë ato."

I mitur ushtar ne Sierra LeoneFotografi: DPA

Pak kohë pas përfundimit të luftës u krijua një program për çarmatimin. Çdo ish lufëtari ju ofruan 100 dollarë për një armë. Kështu u mblodhën rreth 9.000 armë. Tani po zhivollhet programi i dytë, më titullim arms for development. ëilliam Banya shpjegon:

"Armët për zhvillim funksionin ndryshe. Ne shkojmë vetë nëpër fshatëra. Njerëzit duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre. Ne i edukojmë dhe pajisim ata. Ata duhet ta kuptojnë vetë se një komunë pa armë është më e sigurta për ta. Kështu ata mund t´u hapen mundësive që ofron zhvillimi."

Kjo do të thotë në mënyrë kokrete se kryetarët e fshatërave shkojnë së bashku me policinë nëpër lagje dhe mbledhin armët. Kur policia e deklaron një fshat të tërë si të boshatisur nga armët, atëherë e gjithë komuna shpërblehet me një shumë të caktuar. Asimion Tshokomako Nellsin thotë:

"Ne i japim komunës një paketë: 40 milionë leones për një pako prej 100 armëve. Por ata i marrin këto të holla në mënyrë indirekte, pra ata mund të kërkojnë një projekt që kushton 40 milionë leones. Ne e financojmë më pas projektin por nuk e paguajmë të tërë shumën që në fillim."

Nga 40 milionë leones, rreth 12.000 euro, komuna e Tokolillit ka kërkuar një fushë futbolli. Kjo fushë po ndërtohet dhe në fund të vitit këtu do të luajnë futboll grupe të rinjsh që më parë ishin rivalë lufte. Por projekti është i vështirë sepse mes lojtarëve të futbollit do të jenë edhe ish shefat e rebelëve. Tokolilli është një zonë që ndodhej gjithmonë në duart e rebelëve. Por ëilliam Banya thotë se është më mirë që armiqtë e dikurshëm të integrohen, sesa të izolohen duke u radikalizuar kështu sërish:

"Ata kishin dikur gjithçka nën kontroll. Disa prej tyre vinin nga Liberia. Disa prej tyre ndjejtën pas armëpushimit dhe marrëveshjes për paqe. Mua më kujtohet njëri prej tyre, quhej "Base Marine". Nuk e di a është më akoma këtu, por ai u kthye në një qytetar të vërtetë."