1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armë të tjera gjermane për Ukrainën për 500 milionë euro

24 Gusht 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar furnizime të reja të mëdha të armëve për Ukrainën. Në veçanti, Kievi do të marrë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe tanke.

Symbolbild Ukraine: Armee greift Stützpunkt von Söldnergruppe Wagner an
Fotografi: Petra News Agency/dpa/picture alliance

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar furnizime të reja të mëdha të armëve për Ukrainën. Një zëdhënës i qeverisë gjermane konfirmoi për agjencinë e lajmeve, dpa gjatë udhëtimit të kancelarit në Kanada, se Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tre sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe një duzinë tankesh. Edhe agjencia e lajmeve Reuters njofton, duke cituar burime qeveritare, se kancelari Scholz njoftoi në kuadër të vizitës së tij në Kanada, dërgesa të reja armësh në Ukrainë. Në total bëhet fjalë për pajisje ushtarake me vlerë më shumë se 500 milionë euro.

Në këtë mënyrë qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm furnizimet e saj me armë në Ukrainë. Veç tre sistemeve të mbrojtjes kundërajrore që është planifikuar të dërgohen dhe tankeve, do të dërgohen 20 raketahedhës. Kësaj i shtohen municionet precize dhe pajisjet luftarake me dron, u tha. Prandaj, materiali duhet të vihet në dispozicion këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Sipas informacionit, komisioni i buxhetit i Bundestagut duhet të japë miratimin e tij.

Fotografi: Silas Stein/dpa/picture alliance

Në një samit në internet për të ardhmen e gadishullit të Krimesë, i aneksuar që nga viti 2014, Scholzi e siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë aneksimin e paligjshëm dhe imperialist të territorit ukrainas nga Rusia, theksoi kancelari, që mori pjesë në konferencë që nga Kanadaja. Qeveria e Kievit kishte ftuar më shumë se 50 vende nga Evropa, Azia, Amerika dhe Afrika për të marrë pjesë në samitin online.

 

 

aud (dpa, dlf)