1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Armëpushim në Gazë

16 Janar 2025

Armëpushimi met Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës shoqërohet edhe me një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve.

Rripi i Gazës Khan Yunis 2025 | Palestinezët duke brohoritur pas lajmeve për armëpushim me Izraelin
Palestinezët reagojnë me gëzim për lajmin për armëpushim me IzraelinFotografi: Hatem Khaled/REUTERS

Pas 15 muajsh lufte Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës. Marrëveshja, e cila u arrit nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Katarit, përfshin gjithashtu lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasinë këmbim të të burgosurve palestinezë. Marrëveshja hyn në fuqi më 19 janar, tha kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Al-Thani.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Al-Thani, tha se marrëveshja hyn në fuqi më 19 janarFotografi: Nathan Howard/REUTERS

 

Izraeli dhe Hamasi, që konsiderohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shtete të tjera, kishin negociuar drejtpërdrejt në Doha. Marrëveshja e arritur tani parashikon një armëpushim fillestar prej gjashtë javësh. Gjatë kësaj kohe, ushtria izraelite do të tërhiqet gradualisht nga Rripi i Gazës.

Së pari gratë dhe fëmijët

Fillimisht do të lirohen nga Rripi i Gazës 33 pengje izraelite. Sipas marrëveshjes Hamasi do të lirojë së pari të gjitha gratë, të miturit deri në moshën 19 vjeç dhe më pas burrat mbi 50 vjeç, që mbahen robër.

Lehtësim pas marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Tel AvivFotografi: Amir Levy/Getty Images

Për çdo peng civil, Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. Për çdo ushtar izraelit që mbahet peng nga Hamasi, do të lirohen 50 të burgosur palestinezë. Ekstremistët vazhdojnë të mbajnë ende peng 94 vetë në Rripin e Gazës.

7 tetori: Si ndodhi sulmi terrorist i Hamasit

02:23

This browser does not support the video element.

Përveç kësaj çdo ditë do të hyjnë në Rripin e Gazës 600 kamionë me ndihma. 300 kamionë janë të destinuar për në veri të Rripit të Gazës. Po ashtu do të lejohet edhe sjellja e karburantit.