Arrestime të zyrtarëve të lartë në Kosovë
12 Mars 2007Krerët e AAK-së, mohojnë akuzat e ngritura kundër njërit nga zyrtarët e lartë të AAK-së, Jahja Lluka, për shpërdorim parash rreth fondit për mbrojtjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Jahja Lluka u arrestua të hënën në mëngjes nga policia së bashku më drejtorin e përgjithshëm të bankës më të
madhe në Kosovë Kasabank, Milazim Abazi.
Jahja Lluka, i arrestuar nga policia, ka qenë i ngarkuar i drejpërdrejte në fondin për mbrojtjen e ish-kryeministit dhe ai dyshohet të jetë i përfshirë në pastrim parash me disa donatore në fondin Haradinaj.
Burime jo zyrtare në qeverinë e Kosovës, thonë se, për ndërhyrjen e policisë në zyrat e AAK-së, nuk ka qenë të njoftuar kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, i cili vjen nga radhët AAK-së.
Zyrtarët e AAK-së, kërkojnë nga organet kompetente të UNMIK-ut, që të shikojnë rrethanat në të cilat është urdhëruar ndërhyrja e policisë në zyrat e AAK-së. Ata thonë që këso lloj ndërhyrjesh kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të AAK-së, e cila aktualisht bashkeqeveris Kosovën.