1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohen në Austri tre të dyshuar për aktivitet terrorist

12 Shtator 2007
Tre persona të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste El Kaida janë arrestuar në Austri. Ministria e brendshme në Vjenë tha se arrestimet janë kryer në lidhje me një video në të cilën kërcënohen Austria dhe Gjermania për arsye të angazhimit të tyre në Afganistan. Një javë pas arrestimeve të tre terroristëve të dyshuar në Gjermani, unioni ekstremist islamik "Xhihad", në një deklaratë të publikuar internet ka marrë përsipër përgjegjësinë për atentatet e planifikuara. Sipas deklaratës atentatet që u shmangën nga forcat gjermane të sigurisë kishin si objektiva bazën ushtarake të SHBA në Ramstein dhe zyrat konsullore të Uzbekistanit në Gjermani. Edhe baza ajrore termes në Uzbekistan që shfrytëzohet nga ushtria gjermane për misionet në Afganistan ka qenë në listën e objekteve që duheshin goditur.