Arrestohet korrespondenti i DW në Bjellorusi
9 Gusht 2018Kundërvajtja e hamendësuar është, se ata duhet të kenë tërhequr ilegalisht mijëra lajme nga segmenti primar i Agjencisë shtetërore të Lajmeve "BelTA". Krahas Bykovski dyshime ngrihen edhe ndaj kryeredaksores së portalit të lajmeve "tut.by", Maria Solotova, dhe kolegeve të saj Anna Kaltigina e Galina Ulasik si dhe Tatiana Korovenkova nga agjencia "BelaPAN". "Tut.by" dhe "BelaPAN" bëjnë pjesë tek mediet më të njohura dhe më prestigjoze në vend.
Arrestime dy ditë me radhë
Të martën (07.08) u kryen kontrollet e para - jo vetëm në redaksitë e "BelaPAN" dhe "tut.by", por edhe në shtëpitë e të paktën pesë punonjësve të "tut.by", vuri në dukje Juri Zisser, themeluesi i portalit të lajmeve. Megjithatë ndërkohë janë prekur shumë më tepër gazetarë. Të mërkurën vazhdoi vala e arrestimeve dhe kontrolleve.
Hetuesit kanë vënë në shënjestër gjithsej të paktën pesë redaksi të ndryshme dhe punonjës të tyre. Numri i saktë i të kontrolluarve dhe gazetarëve të marrë në pyetje deri tani varion sipas burimeve. Disa prej tyre janë liruar pas marrjes në pyetje.
Më 8 gusht është kontrolluar edhe banesa e korrespondentit të DW-së Paulyuk Bykovki dhe gruas së tij Volha Bykowskaja, e cila është gjithashtu gazetare. Më pas ajo komunikoi përmes facebook-ut, se burri i saj është thirrur si dëshmitar. Ndërkohë, sipas saj, ai konsiderohet si i pandehur lidhur me rastin "BelTA".
Vjedhje e lajmeve të agjencisë?
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme bjelloruse të pandehurit gjatë dy viteve të fundit kanë ndërhyrë rreth 15.000 herë në databankën e agjencisë së Lajmeve "BelTA" - pa e paguar aksesin duke vepruar kësisoj ilegalisht. Drejtorja e "BelTA", Irina Akuloviç, në intervistë me një gazetë lokale i theksoi këto akuza. Kemi të bëjmë thjeshtë me "vjedhje": "Personat e përmendur nuk kanë paguar. Ata kanë përvetësuar informacionet duke krijuar aksesin përmes të dhënave të huaja." Abonentët e "BelTA" janë ankuar, që ata nuk kanë më akses, tha më tej Akuloviç. Për këtë arsye ne kemi vënë në diejni autoritetet.
Të martën "BelTA" publikoi edhe telefonata të regjistruara mes redaktoreve të "tut.by". Në këtë bisedë të regjistruar një redaktore pranon, që "përdor" dhe "vjedh" informacione. Vërtetësia e telefonatës nuk është konfirmuar. Autoritetet hetimore flasin për një "akses të palejuar me qëllim të përfitimit personal". Nëse gazetarët provohen si fajtorë, ata i kërcënojnë dënimeme deri dy vjet burgim.
Një vjedhje e lajmeve të agjencive nuk ka aspak kuptim, thonë gazetarët e "tut.by" dhe shumë kolegë të tyre nga mediat e tjera. Kjo pasi lajmet e "BeITA" janë të bllokuara me pagesë vetëm në 15 minutat e para, më pas kushdo mund të ketë akses tek to. Po ashtu një akses primar për një redaksi të tërë kushton rreth 300 Euro në muaj, ndaj nuk ka arsye që të krijosh akses ilegal, dekalron themelusi i "tut.by" Juri Zisser për gazetën në gjuhën "Meduza.io".
As korrespondenti i DW-së Paulyuk Bykowski nuk ka qenë i interesuar për një akses me pagesë në agjencinë "BelTA", sepse lajmet në të janë gjithsesi të hapura për këdo, thekson gruaja e tij Volha në bisedë me DW. Ajo beson, që i gjithë ky proces ka të bëjë me një sulm të qëllimshëm me motive politike kundër gazetarëve të pavarur.
Berlini i ndjek me shumë vëmendje këto zhvillime
Organizata "Reporterë pa kufij" dhe Këshilli i Europës protestuan të mërkurën (09.08) dhe bënë thirrje për një proces transparent. Por Ministria e Jashtme e Bjellorusisë hedh poshtë çdo dyshim për përndjekje me motive politike dhe pretendon, se arrestimet nuk kanë të bëjnë me "lirinë e shtypit apo ne veprimtarinë si gazetar i lirë".
Ministria e Jashtme në Berlin kërkesës së DW iu përgjigj, se qeveria federale lidhur me këtë çështje, i ka bërë thirrje palës bjelloruse, që të ruajë proporcionalitetin. Palës bjelloruse "i kërkohet të respektojë lirinë e medias dhe të shprehjes së mendimit. Qeveria federale i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet. Liria e medias dhe shprehjes së mendimit janë parimet bazë, për mbrojtjen e të cilave angazhohet qeveria e RFGJ-së", reagon Ministria e Jashtme.