Arsimi në Kosovë; Securitate jeton ende
24 Prill 20091. Në Regensburg të Gjermanisë u zhvillua këtë javë java shkencore me temë "Kosova një vit pas pavarësisë". Aktiviteti i organizuar nga Instituti Juglindje dhe Shoqata e Evropës Juglindore përmbante një sërë referatesh dhe seminaresh rreth problemeve aktuale politike dhe shoqërore të Kosovës. Pader Walter Happel, themelues i gjimnazit Loyola foli pör gjendjen e arsimit nö Kosovö jo vetöm nö aspektin praktik, por edhe nö atö teoriko-filozofik. Anila Shuka informon
2. Pjesëtarët e dikurshëm të regjimit të Çausheskut edhe sot, 20 vjet pas rrëzimit të ish diktatorit, vendosin për rrjedhat politike dhe ekonomike në Rumani. Pas vitit 1990 janë krijuar shumë shërbime sigurimesh, ku kanë gjetur foletë e tyre edhe oficerët dhe bashkëpunotrët e dikurshëm të Sekuritates. Shumë prej tyre janë futur nëpër parti politike, në aparatin e shtetit dhe në qeveri, ose merren me ekonomi. Shumë pak nga 10.000 oficerët dhe rreth 70.000 bashkëpuntorët e dikurshëm janë dënuar për këto vepra. Por edhe vetë ky fakt paraqet sukses për Rumaninë postkomuniste. Për vështirësitë e përballjes së Rumanisë me të kaluarën, informon Keno Verseck.