1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

As grindje, as vizione - siç duket i kemi punët mjaft mirë

Volker Wagener21 Shtator 2013

Fushata zgjedhore ka përfunduar. Gjermania zgjedh një parlament dhe një qeveri të re. Partitë e bënë fushatën e tyre, tani flet zgjedhësi. Volker Wagener komenton.

Së fundi në tramvaj. Çfarë fushate zgjedhore monotone i ankohem unë një kolegu të punës. Pa përmbajtje, pa kontroverse, që të mos flasim për vizione, them unë. Personi përballë meje me vështron i heshtur. Ai është rus. Ai e njeh jeten në Gjermani po aq mirë sa edhe atë në Rusi. Unë vetëm atë në Gjermani. "Ti duhet ta shikosh Gjermaninë nga jashtë, për të ditur ta vlerësosh", më thotë ai. Dhe pastaj nuk ka gjë që e ndal.

Gjermania është i vetmi vend i madh, që u ka rezistuar krizave, një herë falimentimit të bankës Lehmann në vitin 2008 dhe tani krizave në shtetet e Eurozonës. Ekonomia zhvillohet, punësimi është në nivel rekord dhe fondet e sigurimeve shoqërore janë plot. Madje kërkohet edhe fuqi punëtore nga jashtë shteti, nuk ak asnjë gjurmë inflacioni. "Përse ankohen gjermanët", pyet ai? Gjermania është një shembull stabiliteti, prosperiteti dhe organizimi, një ndër tre rusë do të zgjidhte Merkelin", thotë ai. Unë jamë i irrituar. Kaq mirë jemi ne gjermanët dhe unë nuk e ditkam?

Europa është bërë më gjermane

Eshtë e vërtetë se jemi mirë. Aq mirë, saqë i shtyjmë reformat dhe shijojmë frytet e politiës së ish-kancelarit socialdemokrat Gerhard Schrëder. Me "Agenda 2010" ai pati shkurtuar përfitimet sociale. Merkel përfiton prej kësaj. Një ironi e historisë. Planet e veta për reforma Merkel i ka shtyrë për të ardhmen. Sigurisht që mandati i dytë i Angela Merkelit si kancelare ka patur gjëra të paparashikuara. Aksidenti bërthamor në Fukushima dhe kriza e borxhit në Europën Jugore. Të dyja ishin planifikuar. Në të dyja rastet Merkeli ka vepruar. Fatkeqësia në Japoni i dhuroi Gjermanisë kthesën energjitike. Fizikania Merkel, përkrahëse e bindur e teknikës bërthamore, u nda thuajse brenda nate nga energjia rrezatuese. Kjo është jashtëzakonshme, por megjithatë jo shenja dalluese e mandatit të saj të dytë.

Merkel është kryetar jozyrtar i BE-AG. Asgjë ilustron këtë më qartë se sa ndalesë në Bruksel. Për javë të tëra, nuk janë çështje të rëndësishme për akullore - të gjithë në pritje për Gjermani zgjedhur më në fund, kështu që ajo shkon në.Pyetja e vetme është, me kë?

Volker WagenerFotografi: DW

Pasardhësit do ta përmendin kryesisht si menaxhere të euros dhe borxheve. Politika e shpëtimit të euros e ka shoqëruar thuajse të gjithë agjendën e qeverisë kristiandemokrate-liberale. Me këtë temë Merkel ka fituar respekt. Por jo vetëm: Rradhë më parë ka patur aq shumë kritika kundër Angela Merkelit dhe kursimeve të rrepta, që ajo u imponoi grekëve, spanjollëve dhe të gjitha shteteve, që ndodheshin para falimentimit. Nuk ka dyshim se BE është bërë më gjerman në krizë. Merkel është kryetarja jozyrtare e EU. Asgjë nuk e dëshmon këtë më qartë se bllokimi në Bruksel. Prej javësh aty janë bllokuar çështje të rëndësishme. Të gjithë presin, që Gjermania të votojë, që punët të vazhdojnë. Pyetja është me kë?

Kriza është diku tjetër, Gjermania është e kënaqur me veten - një konkluzion i rremë

Fushata e mërzitshme dhe pa përmbajtje bën në rradhë të parë të qartë një gjë. Gjermanët janë të kënaqur me veten me gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa në jugun e Evropës bien sirenat e alarmit, gjermani fle në mesin e krizës qetë dhe thellë. Gati me vanitet ne regjistrojmë admirimin nga jashtë. Por ne na duket në rregull, që italianët dhe spanjollët, grekët dhe irlandezët të kursejnë brutalisht, para se të marrin para nga arka e përbashkët e BE. Duket paradoksale që diktati i kursimit dhe i reformave të kancelares Merkel në adresë të shteteve në borxhe e ka bërë Gjermaninë një global player kundër dëshirës së saj. Së paku përsa i përket politikave financiare dhe evropiane. Dhe në të njëjtën kohë duke abstenuar në politikën e jashtme. Lidhur me çështjen, nëse Berlini do të marrë përgjegjësi në konfliktin sirian, vazhdon të thuhet: Jo, falemnderit!

Gjermania para zgjedhjeve: Me të vërtetë interesante është vetëm ngjarja në vetvete. Fushata nuk kishte tema dhe për një kohë të gjatë karakterizohej nga dominimi i kancelares. Nëse Angela Merkel do të fitojë në fund, atëherë vetëm për shkak të politikës së saj ndaj euros. Si grua në timon në dallgët e krizës ajo ka treguar forcë dhe qëndrueshmëri. Kjo lë përshtypje të mirë edhe tek zgjedhësit në ambjente të tjera politike. Çmimin e kësaj politike ne të gjithë nuk e dimë akoma. Momentalisht kjo nuk na intereson. Merkel nuk do të flasë për shpenzimet për shpëtimin e euros. Në një farë mënyre ne e shijojmë qetësinë para stuhisë.

Merkelit nuk i nevojiten vizione për të ardhmen. Këtë do të shihte kështu edhe Helmut Schmidt, kancelari socialdemokrat para Helmut Kohlit. Kredoja e tij ishte: "Kush ka vizione, duhet të shkojë te mjeku."