Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon luftën e Rusisë
2 Mars 2022Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë të madhe kundër sulmit rus duke e dënuar atë dhe i kërkoi Moskës t'i japë fund agresionit të saj. 141 vendet anëtare votuan në Nju Jork për një rezolutë përkatëse. 35 vende, ndër to edhe Kina, abstenuan, vetëm pesë vende votuan kundër: Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria, Eritrea dhe Rusia.
Në Rezoltë vendet anëtare "kritikojnë ashpër me theks të fortë" invazionin rus në Ukrainë dhe dënojnë vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen në gatishmëri të lartë të forcës nukleare.Përpara forumit më të madh të OKB-së me 193 anëtarë aleatët perëndimorë donin të bënin të qartë izolimin ndërkombëtar të presidentit rus. Ky objektiv u arrit.
Më parë përfaqësuesi i Rusisë në OKB i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme për ta tërhequr projektrezolutën. Ai paralajmëroi, që rezoluta mund të nxiste për një përshkallëzim të mëtejshëm.
Kremlini paralajmëron nga konflikte
Në sfondin e mbështetjes së NATO-s për Ukrainën, Rusia paralajmëroi nga një konflikt me aleancën. "Natyrisht krijohen rreziqe", tha zëvendësministri i Jashtëm Aleksander Grushko për televizionin shtetëror Rossija-24. "Nuk ka garanci, që s'mund të ketë incidente. Nuk ka garanci që të tilla incidente të mos mos përshkallëzohen në një mënyrë krejt të panevojshme."
Disa anëtare të NATO-s, ndër to edhe Gjermania, pas sulmit rus në Ukrainë deklaruan furnizimin me armë të Kievit. Rusia thekson, se kemi të bëjmë me një "operacion të posaçëm ushtarak" në mbrojtje të qytetarëve rus dhe për realizimin e interesave rus etë sigurisë.
Bisedimet për armëpushim mes Kievit dhe Moskës do të vazhdojnë të enjten (03.03) në mëngjes në Bjellorusi. Delegacioni ukrainas ndodhet në rrugë drejt vend-takimit në afërsi të kufirit me Bjellorusinë, vuri në dukje kryenegociatori rus Vladimir Medinski.Në bisedime do të flitet edhe për armëpushimin.
Zyra e shtypit e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj konfirmoi, se delegacioni është rrugës për në vendin e takimit. Sipas të dhënave të Medinskit vend-takimi është përcaktuar "bashkarisht"nga të dyja palët. Raundi i parë i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës në rajonin kufitar me Bjellorusinë Gomel të hënën (28.02) u mbyll pa rezultate.