1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Ashpërsohen luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut

22 Shtator 2024

Konflikti mes Izraelit e Hezbollahut intensifikohet më tej. Milicët e Hezbollahut bombarduan objekte ushtarake izraelite, Izraeli si reagim nisi një valë sulmesh më të rëndat që nga fillimi i luftimeve një vit më parë.

Iron Dome, sistemi mbrojtës raketor izraelit vihet në veprim për kapjen e raketave të Hizbollahut mbi Izrael, 22.09., trajektore të bardha në qiellin blu
Iron Dome, sistemi mbrojtës raketor izraelit vihet në veprim për kapjen e raketave të Hizbollahut mbi Izrael, 22.09Fotografi: Baz Ratner/AP Photo/dpa/picture alliance

Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes Izraelit dhe milicisë libaneze të Hezbollahut. Sipas ushtrisë izraelite, rreth 115 predha u qëlluan në Izrael "në drejtim të zonave civile në Izraelin verior". Në të njëjtën kohë, Izraeli sulmoi masivisht Libanin nga ajri. Objektivi i sulmit, i cili thuhet se ka ndodhur herët në mëngjes, ishte kompleksi industrial i specializuar për pajisje dhe pajisje teknike, sipas Hezbollahut.

Shkatërrim në Kiryat Balik në Izrael pas sulmeve me raketa nga HezbollahuFotografi: Shir Torem/REUTERS

Milicët libanezë thanë, se kjo ishte përgjigja fillestare ndaj "masakrës brutale" të Izraelit të martën dhe të mërkurën, kur qindra pager dhe radiomarrëse shpërthyen në disa pjesë të Libanit. Milicia libaneze deklaroi gjithashtu se kishte goditur me dhjetëra raketa bazën ushtarake izraelite në Ramat David pranë Haifës dhe aeroportin atje. Ky është një reagim ndaj "agresionit të përsëritur izraelit në rajone të ndryshme të Libanit”, sipas Hezbollahut.

Izraeli: Të plagosur pas sulmeve ndaj shtëpive

Sulmi ndaj kompanisë së prodhimit të armëve dhe aeroportit nuk janë konfirmuar ende nga pala izraelite. Faqja izraelite e lajmeve ynet raportoi vetëm se dy shtëpi u goditën në Kiriat Bialik pranë Haifës. Shërbimi i urgjencës Magen David Adom tha se tre persona u plagosën në sulmet. Disa të tjerë pësuan tronditje. Sirenat u dëgjuan edhe në jugperëndim të Nazaretit. Përveç kësaj, sipas ushtrisë, disa dronë që po afroheshin nga Iraku u kapën. Sirenat kishin rënë më parë edhe në Lartësitë e Golanit, të cilat Izraeli i pushtoi në vitin 1967 dhe më vonë i aneksoi. Në asnjërin incident nuk pati të lënduar.

Një avion luftarak izraelit zbret pas misionit ushtarak mbi LibanFotografi: David Silverman/Getty Images

Izraeli raporton për valë sulmesh kundër Libanit

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme masive ajrore në Liban. Flitet për një nga valët më të rënda të sulmeve izraelite që nga fillimi i bombardimeve të ndërsjella në tetorin e vitit të kaluar pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit, ku humbën jetën më shumë se 1000 izraelitë, qindra vetë u morën peng.

Sipas të dhënave rreth 70 objektiva u sulmuan brenda 20 minutave. Izraeli dëshiron të largojë Hezbollahun nga zona kufitare për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj në veri.

Sulm izraelit kundër objektivave të Hezbollahut në Liban, KhiamFotografi: Rabih Daher/AFP/Getty Images

la/ag