1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ashpërsohet gjendja mes grupeve Hamas dhe Fatah

13 Qershor 2007

Janë ashpërsuar edhe më tej luftimet mes grupeve palestineze rivalizuese, Hamas dhe Fatah në Rripin e Gazës. Luftimet janë përqëndruar, sipas njoftimeve të agjensive, në kryqëzimet e rrugëve të rëndësishme, në ndërtesat e larta dhe në kuartierin kryesor të shërbimit sekret që e kontrollon grupi Fatah, në qytetin e Gazës. Njoftimet e fundit bëjnë të ditur se janë vrarë 9 persona. Të martën në mbrëmje luftëtarët e Hamasit radikal-islamik kishin marrë një pjesë të këtij kuartieri. Udhëheqja e Fatahut e presidentit palestinez Mahmud Abaz kërcënoi me dorëheqje nga qeveria e unitetit, nëse luftimet nuk ndalen.