1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ashton vlerëson Malin e Zi

Vera Katana16 Prill 2013

Mali i Zi duhet të angazhohet për një sistem gjyqësor krejtësisht të pavarur, në të cilin qytetarët do të kishin besim të plotë, theksoi Ashton duke shprehur për vazhdimin e reformave të nisura.

Catherine Ashton
Catherine AshtonFotografi: Reuters


Përfaqësuesja e lartë e  Bashkimit Evropian për Politikën e jashtme dhe sigurinë Catherine Ashton, në kuadër të turit të saj ballkanik qëndroi dje për vizitë në Mal te Zi.  Nuk është rastësi që këtë vizitë e filloj në vendin tuaj, tha znj. Ashton dhe kjo mund të
konsiderohet si  lëvdatë për atë që ka bërë Mali i Zi  në procesin
e integrimeve evropiane.  Znj. Ashton në Podgoricë u takua me kryeministrin, Milo Gjukanoviq dhe ministrin e jashtëm, Igor Llukshiq. Ajo tha se i ka përcjellë me
vëmendje arritjet e  Malit të Zi  dhe e cilëson si nje sukses të madh edhe hapjen  e kapitullit të 26 të integrimeve. Mali i Zi  duhet të angazhohet për një sistem gjyqësor krejtësisht të pavarur, në të cilin qytetarët do të kishin besim të plotë, theksoi Ashton duke shprehur bindjen se Mali i Zi do te vazhdojë me sukses reformat e nisura.
 

Opozita të ndjekë rrugët institucionale

Ashton i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e përfaqesuesve të OSBE-së lidhur me zgjedhjet presidenciale të cilat presin konfirmimin e komisionit zgjedhor republikan. Andaj ajo u bëri  ftesë të gjitha partive politike që në  mënyrë konstruktive dhe me rrugë ligjore të kyçen bashkë, kur është në pyetje  rezultati i zgjedhjeve presidenciale. Ajo i dërgoi mesazh opozitës malazeze se Bashkimi Evropian nuk do ta përkrahë organizimin e protestave të paralajmëruara. Ajo insistoi që çdo mosmarrëveshje në këtë drejtim të zgjidhet vetëm ne mënyrë institucionale. Deri tani nuk ka ndonjë reagim të opozitës rreth vizitës së zonjës Ashton në Podgoricë. Por një gjë është e qartë se ajo vazhdon të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve, nuk merr pjesë në grupet e punës të parlamentit  dhe ka thënë se do të bojkotojë seancat e paralamentit. Janë paralajmëruar edhe protesta ne rrugë.