221111 Belgien Regierungskrise
22 Nëntor 2011Konsultimet për buxhetin kanë shkuar përtej përpjekjeve tashmë të vështira të qeverisë në Belgjikë. Negociatori Elio di Rupo i ka kërkuar Mbretit që ta lirojë nga detyra. Vendi i zhytur në borxhe të mëdha duhet të kursejë, sepse Komisioni i BE-së duke pasur parasysh deficitin e madh ka kërcënuar tashmë me sanksione, por shumë parti pjesëmarrëse në qeveri nuk po gjejnë një kompromis të përbashkët. Mbreti e pranoi kërkesën për dorëheqje fillimisht vetëm sa për t'u vënë në dijeni dhe shprehu mendimin se për të mirën e Belgjikës dhe eurozonës në krizë duhet gjetur një rrugëzgjidhje.
Diskutimet për buxhetin thellojnë përçarjen
Një gjysëm viti është përpjekur Elio di Rupo për ta vendosur në këmbët e saj një qeveri për Belgjikën, ku ai arriti të qartësojë çështje delikate si ajo për të ardhmen e përdorimit dygjuhësh përreth kryeqytetit Bruksel, por pastaj erdhi puna që belgët të mëkëmbnin buxhetin dhe këtu asgjë nuk ai shkoi më përpara. Edhe kur politikanë si kristiandemokrati fleming Marian Theissen paralajmërojnë: "Belgjika do të duhej reformuar dhe përveç kësaj po bie ora europiane. Dhe ne gjendemi edhe nën presionin e tregjeve.“
Për Belgjikën e zhytur në borxhe nuk do të ishte mirë që të drejtohej prej gjysëm viti nga një qeveri në fakt e rrëzuar dhe që Komisioni i BE-së kërcënon me sanksione, nëse vendi nuk ul deficitin e tij.
Negociatori belg ofron dorëheqjen
Bëhet fjalë për rreth 11 miliardë euro, të cilat do të duheshin kursyer vitin e ardhshëm. Elio di Rupo zhvilloi një takim të gjatë për të arritur një kompromis për mëkëmbjen e financave, por në fund kundërshtuan liberalët flemingë. Dhe Elio di Rupo i kërkoi Mbretit që ta lironte nga detyra për formimin e qeverisë. Socialistët dhe konservatorët në jugu i Belgjikës nga Valonia frengjishtfolëse shkumëzonin: "Kjo është një politikë e futur në sirtarin e fundit. Një lojë me zjarrrin, që e zhyt të gjithë vendin më vështirësi të mëdha.“
Kështu kreu i partisë liberale, Alexander de Croo, mbrojti veten duke e argumentuar se di Rupo nuk ka gjetur një raport të drejtë mes rritjes së taksave dhe shkurtimeve dhe për këtë nuk u arrit kompromisi, që është në kurriz të shtresës së mesme. Një disfatë që e bën Bart de Wever të shohë se po i afrohet shansi.
Kryetari i partisë nacionaliste fleminge, NVA, fitues i zgjedhjeve në verën e 2010, nuk kishte treguar deri tani asnjë interes për postin e kryeministrit. Për situatën aktuale, sipas Weveri-it, ai nuk ishte i kënaqur, por: „Ky është një shans për vendosur një qeveri socialekonomike emergjente.“
Së bashku me kristiandemokratët dhe liberalët, por pa socialistët e Elio di Rupo-s. Një propozim ky, që u rrëzua shpejt. Por çfarë ndodh me Rupo-n, burri që dukej se ishte në gjendje të bëhej kryeministër i ri i Belgjikës. Këtë duhet ta shohim tani. Mbreti nuk e pranoi njëherë për njëherë kërkesën e tij për dorëheqje, por vetëm sa për t'u vënë në dijeni. Dhe ai i kërkoi të gjitha partive që të përpiqen ende për një rrugëzgjidhjeje. Për të mirën e Belgjikës dhe BE-së.
Autor: Birgit Schmeitzner/Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica