1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëSllovaki

Atentanti kundër kryeministrit sllovak - sulm me parahistori

16 Maj 2024

Kryeministri sllovak, Robert Fico pas disa operacionesh nuk është më në rrezik për jetën. Ekspertët e shohin atentatin me armë kundër Ficos si shkallëzim tragjik të situatës në një shoqëri mjaft të polarizuar.

Kryeministri sllovak duke folur me qytetarët në Handlova pak para sulmit
Kryeministri sllovak duke folur me qytetarët në Handlova pak para sulmitFotografi: Radovan Stoklasa/AP Photo/picture alliance

Videoja që u publikua pak orë pas atentatit kundër kryeministrit sllovak, Robert Fico qarkulloi shumë shpejt.  Ai nuk është dakord me politikën e qeverisë, pse e sulmon ajo televizionin publik, thotë një zë i dobët në video, një 71 vjeçar, shkrimtar amator dhe ish-punonjës i shërbimit privat të sigurisë nga perëndimi i vendit. Mediat sllovake raportuan mbi hetimin e policisë ndaj atentatorit që goditi kryeministrin Fico, që u zbulua publikisht .

Policia arreston personin që sulmoi kryeministrin sllovakFotografi: Radovan Stoklasa/AP Photo/picture alliance

Pas atentatit të mërkurën në Sllovaki, qeveria sllovake bëri fjalë për një akt të motivuar politikisht. "Nuk ka asnjë dyshim që atentati ka një sfond politik", tha ministri i Mbrojtjes në Bratislavë, Robert Kalinak, një i besuar i kryeministrit Fico. Sipas ministrit të Brendshëm, Matus Sutaj Estok, autori i krimit qëlloi pesë herë mbi kryeministrin, një plumb e goditi Ficon në bark. Policia në Sllovaki do të rrisë masat e sigurisë ndaj politikanëve. "Unë i drejtohem opinionit, të gjithë gazetarëve, të gjithë politikanëve: le të ndalim shpërndarjen e urrejtjes, që drejtohet kundër një kampi politik apo kundër kampit tjetër", tha ministri i Brendshëm.

Përçarje e shoqërisë sllovake

Kryeministri Fico, një njihet si miqësor ndaj Rusisë është nga tetori në detyrë, në një koalicion me një partner të moderuar të majtë dhe një partner të vogël nacionalist të djathtë. Opozita proeuropiane liberale e shikon lirinë e shtypit në rrezik dhe shtetin ligjor që nga ardhja në detyrë e koalicionit të kryeministrit Fico.

Kryeministri sllovak dërgohet nga forcat e shpëtimit në spitalFotografi: Jan Kroslak/TASR via AP/picture alliance

Shoqëria sllovake është aktualisht mjaft e polarizuar. Atentati kundër Robert Ficos është atentati i parë kundër një politikani në Sllovaki. Politologu, Miroslav Radek, e cilëson këtë si një shok kolektiv. "Ky shok ka edhe në parahistori. Unë kujtoj vitin 2018, vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij", thotë Radek. "Unë kujtoj urrejtjen e disa politikanëve kundër gazetarëve. Kujtoj vrasjen e dyfishtë një një klub "queer" në Bratislavë në vitin 2022. Këto janë të gjitha pasoja të një atmosfere të ndezur. Shoqëria jonë është e polarizuar si kurrë më parë."

la/ag