1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentati ndaj besimtarëve të krishterë koptë në Egjipt / Fillimi nga puna i Kongresit të 112-të të SHBA-së / Reagimet për gardhin grek

7 Janar 2011

1. Atentati ndaj besimtarëve të krishterë koptë në Egjipt në ditën e parë të vitit të ri ka shkaktuar reagime në opinionin ndërkombëtar. Në Gjermani të gjitha partitë reaguan me shqetësim. Faktikisht përndjekja ndaj të krishterëve ka qenë një temë e politikës gjermane edhe përpara këtij atentati. Pak para Krishtlindjeve në seancën e fundit të vitit 2010 në Bundestag (parlamenti gjerman) u diskutua për mbrojtjen e lirisë së besimit në mbarë botën. Peter Stützle informon. 

2. Të mërkurën (5.1.) në Uashington DC filloi punën Kongresi i 112-të i SHBA-së. Kështu republikanët kanë marrë shumicën në dhomën e përfaqësuesve, njëra nga të dy dhomat e Kongresit. Ata janë tani në gjendje të bllokojnë iniciativa ligjore të qeverisë Obama. Christina Bergmann informon. 

3. Gardhi 12.5 km i gjatë prej telash me gjëmba që Greqia paralajmëroi se do të ngrejë përgjatë kufirit tokësor me Turqinë has në reagime të mëdha. Prej masës distancohet edhe Brukseli, i cili shprehu dyshimin e tij për efikasitetin e saj. Athina ndërkohë e cilëson si një të drejtë të saj të ligjshme dhe shprehet e vendosur t’i japë fund fluksit të klandestinëve që arrijnë në 1 milion vetë. Niko Anagnsoti.