1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Australia nuk do ti tërheqë 1500 ushtarët e saj nga Iraku

2 Shtator 2007


Kryeministri i Australisë ka hedhur poshtë mundësinë e një tërheqjeje të trupave nga Iraku.Të 1500 ushtarët australianë do të qëndrojnë të stacionuar në Irak. Ky është edhe një xhest solidariteti me një nga aleatët tanë , i cili ndodhet në vështirësi, tha Howard.Në Australi pritet të qëndrojë për dy ditë presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ai merr pjesë në Samitin e Sidneit të vendeve anëtare të APEC-ut. Në mesin e 21 shteteve pjesëmarrëse, janë edhe Kina, Rusia dhe Japonia.