Austria paralajmëron të mos udhëtohet në Renaninë Veriore
25 Qershor 2020![Österreich Außenministerium in Wien](https://static.dw.com/image/51889616_800.webp)
Pas shpërthimit masiv të Coronës në rrethin Gütersloh, Austria ka nxjerrë një paralajmërim për të mos udhëtuar në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë.
"Në lidhje me përhapjen e fundit të virusit të Coronas, për landin gjerman të Rhenanisë-Veriore-Vestfalisë vlen një paralajmërim i pjesshëm për të mos udhëtuar(niveli i sigurisë 5) - paralajmërohet që të mos ndërmerren udhëtime në Renaninë-Veriore-Vestfalinë", thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme austriake të mërkurën.
Për pjesën tjetër të Gjermanisë, ministria austriake sheh një rrezik sigurie më të ulët, të nivelit 4: " Ju këshillojmë që të mos bëni udhëtime jo patjetër të nevojshme në këtë vend".
Ekzistojnë gjithsej gjashtë nivele paralajmërimesh për rrezikun. Shkalla më e lartë është në fuqi kur paralajmërimi për të mos udhëtuar prek një vend të tërë. Provinca kineze Hubei dhe rajoni italian i Lombardisë, sipas Austrisë, janë aktualisht në të njëjtin nivel me në landin gjerman të Renanisë-Veriore-Vestfalisë.
aud (sz)