1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avantgarda është femërore - Ekspozita "Faqja tjetër e Hënës"

18 Nëntor 2011

Në fillim të shekullit të 20-të ishin të shumtë artistët të cilët thyen rregullat e vjetra dhe sollën një trend të ri. Një ekspozitë gjermane e titulluar “Faqja tjetër e Hënës” ka në qendër femrën artiste.

Vetëprotret i artistes Claude Cahun.
Vetëprotret i artistes Claude CahunFotografi: Jersey Heritage Trust

Emri i saj ishte Claude Cahun dhe ajo ishte një nga artistet më të njohura të asaj kohe. Si një shkrimtare dhe dhe filozofe, ajo ishte mjaft e njohur në sallonet e Parisit në vitet 20'. Por ajo ishte edhe një fotografe.

Fotografitë e saj nuk tërhoqën shumë vëmendje në fillim, por tani autoportretet e saj konsiderohen si më domethënësit dhe pamjet më radikale të identitetit femëror. Nga krifat e egra dhe kostumet përrallore tek kokat e rruajtura dhe rrobat e djemve, imazhet e saj të bëjnë të vesh në pikëpyetje gjininë e personit në foto.

Cahun lindi në vitin 1894 në qytetin francez të Nantës. Prindërit e saj ishin tregtarë të pasur hebrenj. Ajo zbuloi shumë shpejt botën e letërsisë dhe teatrin dhe filloi të menaxhojë një sallon arti në Paris, në një moshë shumë të re. Ky ishte edhe vendi ku takoi Germaine Dulac, një artiste e shquar surrealiste. Në vitin 1928, Dulac prodhoi atë që quhet si filmi i parë surrealist: “Guaska dhe Kleriku.”

Eksponat në ekspozitën "Faqja tjetër e Hënës"Fotografi: Jersey Heritage Trust/Kunstsammlung NRW

Më pas ishte Dora Maar, piktore, fotografe dhe më vonë e dashura e Pablo Picasso-s. Ajo u bë e njohur për fotografitë e saj të lypësve dhe fëmijëve të varfër.

Marion Ackermann, Drejtore e ‘Koleksionit të Artit të Rinit Verior - Vestfalisë'Fotografi: picture-alliance/dpa

Rrjete ndërkombëtare

Lidhjet artistike shpejt shkuan përtej Parisit. Udhëtimi u bë më popullor dhe u bë një nga mënyrat më të rëndësishme për të mbajtur kontaktet. Gradualisht, rrjetet artistike janë zhvilluar dhe shtrirë nga Berlini, Parisi dhe Zyrihu në Amsterdam, Varshavë dhe Moskë.

Lidhjet arritën gjithashtu edhe Europën Lindore. Artistja ruse Sonia Delaunay, veprat e së cilës u bënë të famshme dhe skulptorja polake Katarzyna Kobro, e cila ishte pjesë e një rrjeti artistësh të bazuar në Paris.

Tendencat kryesore të artit takoheshin në Paris

I pari ishte surrealizmi, i cili fokusohet tek e pandërgjegjshmja. Më pas erdhi dadaizmi, një formë radikale arti. Në të njëjtën kohë, artistet femra në Europën Lindore po zhvillonin një stil të ri të quajtur konstruktivizëm, e cili e shikon artin si një mjet për shoqërinë.

Një mundësi që femrat të shkëlqejnë

Në Dyseldorf prezantohen më shumë se 230 eksponate. Mbledhja e tyre nuk ishte e lehtë. Edhe pse artistët ishin të njohur në qarqet artistike të viteteve 20', shumë nga punët e tyre u zhdukën pas Luftës së Dytë Botërore dhe shumë pak u gjetën në dekadat në vijim.

“Burrat kanë dominuar historinë e artit për një kohë të gjatë. Këtu ka luajtuar rol edhe politika e blerjeve nga drejtorët e muzeve”, - thotë Marion Ackermann, Drejtore e ‘Koleksionit të Artit të Rinit Verior - Vestfalisë'.

Ekspozita ‘Faqja tjetër e Hënës' është të paktën një hap për të rivendosur barazinë. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 Janar 2012 në Duseldorf.

Autor: Gudrun Stegen / Amarildo Topi

Redaktoi: E. Xhani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW