1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

19 Shtator 2025

Estonia dhe NATO dënuan ashpër shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë MiG-31. Edhe Polonia njofton për shkelje të hapësirës ajrore. NATO i kritikoi këto si "sjellje të pamatur ruse".

Russland Moskau 2022 | Generalprobe für die Siegesparade mit MiG-31 Kampfjets
Fotografi: Sefa Karacan/AA/picture alliance

Estonia akuzoi sot Rusinë se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën për 12 minuta pa leje hapësirën e saj ajrore. Estonia e quajti këtë veprim një ndërhyrje "pa precedent", e cila përshkallëzon tensionet në krahun lindor të NATO-s.

Sipas zyrtarëve avionët nuk kishin plane fluturimi, pajisjet e tyre identifikuese ishin të fikura dhe ata nuk kryen radio-komunikim me shërbimet e trafikut ajror estonez gjatë shkeljes.

Në vijim Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Federatës Ruse në Estoni për të paraqitur një protestë zyrtare dhe për të dorëzuar një notë në lidhje me shkeljen. Ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna, e dënoi ashpër incidentin, duke e quajtur atë shkelje "pa precedent dhe brutale” të sovranitetit.

Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, e dënoi ashpër incidentin, duke e quajtur atë shkelje "pa precedent dhe brutale” të sovranitetit.Fotografi: Antti Aimo-Koivisto/Lehtikuva/dpa/picture alliance

"Rusia e ka shkelur tashmë katër herë hapësirën ajrore estoneze gjatë këtij viti, gjë që në vetvete është e papranueshme, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është brutale dhe pa precedet”, tha ai.

Edhe Polonia njofton për shkelje të hapësirës ajrore

Pak orë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë rojet kufitare të Polonisënjoftuan edhe se dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë së platformës së shpimit Petrobaltic në Detin Baltik.

Roja Kufitare Polake shkroi në X se "dy avionë luftarakë rusë kryen një fluturim të ulët mbi platformën Petrobaltic në Detin Baltik. Zona e sigurisë së platformës u shkel".

Konsultime me NATO-n

Pas depërtimit të tre avionëve luftarakë rusë në hapësirën e saj ajrore Estonia do të kërkojë konsultime me aleatët sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s. Kryeministri estonez, Kristen Michal, shkroi të premten në mbrëmje (19.09.) në shërbimin online X se qeveria e tij kishte vendosur ta bënte këtë për shkak të "shkeljes krejtësisht të papranueshme" të hapësirës ajrore.

Pas depërtimit të tre avionëve luftarakë rusë në hapësirën e saj ajrore Estonia do të kërkojë konsultime me aleatët sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-sFotografi: Mailiis Ollino/Scanpix/IMAGO

Neni 4 i Traktatit të NATO-s parashikon konsultime midis shteteve anëtare në rast se një shtet anëtar mendon i është rrezikuar integriteti i tij territorial, pavarësia ose siguria.

Gjermania dënon ndërhyrjen e Rusisë në hapësirën ajrore të Estonisë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e dënoi ndërhyrjen e Rusisë në hapësirën ajrore të Estonisë.

"Vigjilenca është çmimi i lirisë. Ky parim i NATO-s mbetet po aq i rëndësishëm sa gjithmonë. Shkelja e papranueshme e sotme e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia e tregon qartë këtë", shkroi Wadephul në X.

Ministri i jashtëm tha se e kishte siguruar homologun e tij estonez, Margus Tsahkna,  për "solidaritetin e plotë" të Gjermanisë.

PP/AFP, AP, dpa, Reuters