1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Avokati i Chauvin kërkon rishikimin e procesit Floyd

5 Maj 2021

Dy javë më parë, ish-polici Derek Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd. Tani mbrojtja kërkon rishikimin e procesit.

USA Reaktionen auf das Urteil von Derek Chauvin
Reagime pas dënimit të Derek Chauvin, 20.04.2021Fotografi: Stephanie Keith/dpa/picture alliance

Eric Nelson përmendi gabimet ligjore, gabimet e gjykatës dhe prokurorit si shpjegim për rihapjen e procesit. Për shkak të shumës së gabimeve, gjyqi kundër klientit të tij Derek Chauvin nuk ishte i drejtë dhe atij i janë mohuar të drejtat e garantuara me kushtetutë, shkruan Nelson në mocionin e tij.

Gjykatësi përgjegjës Peter Cahill e ka bllokuar transferimin e procesit në një vend tjetër. Përveç kësaj, Cahill nuk ka urdhëruar izolimin e plotë të jurisë nga bota e jashtme gjatë procedurave, tha ai. Nelson akuzoi edhe prokurorin për gabime procedurale. Ai nuk përmendi një foto të anëtarit të jurisë, Brandon Mitchell që më parë kishte shkaktuar bujë.

Problemi i jurisë me foton

Në një video nga viti i kaluar Mitchell shihet i veshur me një bluzë ku shihet "BLM" (Black Lives Matter) dhe "Hiqeni gjurin nga qafa". Kjo ka shkaktuar diskutime rreth paanësisë së 31-vjeçarit afrikano-amerikan në gjyqin e ish-policit të bardhë Chauvin. Parulla është paraqitur shpesh në protestat mbarëkombëtare kundër racizmit dhe dhunës policore pas vdekjes së Floyd.

Mitchell ka deklaruar me rastin e përzgjedhjes së jurisë se ai nuk kishte marrë pjesë në demonstrata kundër dhunës policore. Pas publikimit të fotografisë, trajneri i basketbollit u tha mediave lokale se fotografia u bë gushtin e kaluar në periferi të një tubimi në përvjetorin e fjalimit të famshëm "I Have a Dream" ("Unë kam një ëndërr"), të aktivistit të të drejtave të njeriut Martin Luther King në Uashington.

Fotografi: CNP/ABACA/picture alliance

Dënimi i Chauvin ende nuk është shqiptuar

Ekspertët besojnë se nuk ka gjasa që të hedhet poshtë verdikti i shpalljes fajtor të policit Chauvin. Juria e gjeti në fund të prillit ish-oficerin e policisë fajtor për vrasje të shkallës së dytë, ndër të tjerash. Për një vepër të tillë parashikohet një denim deri në 40 vjet në shtetin amerikan të Minesotës. Dënimi pritet të shqiptohet në Gjykatën e Minneapolis në 16 Qershor.

Vdekja e Floydmë 25 maj 2020 gjatë një operacioni policor në Minneapolis ka shkaktuar demonstrata dhe protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në Shtetet e Bashkuara. Videot dokumentojnë se si policia e shtypte njeriun e paarmatosur në tokë. Chauvin shtypi Floyd me gju në qafë për nëntë minuta, ndërkohë që Floyd lutej që ta lirojnë, sepse nuk po merrte dot frymë. Sipas autopsisë, Floyd humbi vetëdijen dhe më pas vdiq.

 

bc/bri/ww (afp, dpa, rtr)

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW