1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Azilkërkuesit duhet të ndihmojnë për korrjen në Bavari

27 Mars 2020

Televizioni bavarez njoftoi se do të nxirren leje të posaçme për këtë punë që është në interes publik. Shoqatat e refugjatëve kërkuan leje afatgjata pune.

Deutschland Migration - Joachim Herrmann CSU
Fotografi: Imago/ZUMA Press/S. Babbar

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann u ka kërkuar autoriteteve të imigracionit që të nxjerrin menjëherë leje të posaçme pune për azilkërkuesit që do të punojnë për të korrat. Meqenëse është në interes publik që të fitojmë ndihmës për korrjet, zyrat duhet të përdorin hapësirën e tyre ligjore, tha ai.

Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Karmann

Azilkërkuesit do të kishin kështu mundësinë që të punojnë si dhe një pavarësi financiare, tha Herrmann. Këshilli bavarez për refugjatët e kritikoi këtë veprim si "shfrytëzim të jashtëzakonshëm oportunist". Një zëdhënëse theksoi se vërtet përshëndetet lehtësimi i qasjes në tregun e punës për refugjatët. Por kjo mund të bëhet vetëm me pagë të drejtë, me masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse dhe në plan afatgjatë.

Për shkak të mbylljes së kufijve, shumë fermerë kanë frikë se këtë vit do të kenë shumë më pak punëtorë të huaj për korrjet se zakonisht.