1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bën betimin në Bundestag qeveria Merkel II tani me një partner të ri

28 Tetor 2009

Shtypi gjerman i së mërkurës komenton votëbesimin e Bundestagut për qeverinë e re kristian-liberale nën kancelaren Angela Merkel.

Fotografi: dpa

"Stuttgarter Zeitung": "Ceremonia sot në Bundestag, betimi i qeverisë së re, nuk ka asgjë të ngjashme me një martëse të mirë politike. Partitë pjesëmarrëse mund të përsërisin sa herë të duan, që unioni kristiandemokrat- kristiansocial dhe liberalët jnë dy partnerë të dëshiuar. Deri tani kanë tërhequr vëmejen më shumë me mospëputhje se sa me të përbashkëta. Mesazhi i përbashkët, një mision, apo diçka e tillë si një strategji politike, me të njëjtin pikësynim nuk duket gjëkundi. Nuk ekziston atmosfera e një fillimi entuziast. Koalicioni kristiandemokrat/krsitiansocial dhe liberal as nga njerëzit e tij nuk perceptohet si një eksperiment interesant politik, si dikur koalicioni mes socialdemokratëve dhe ekologjistëve pas zgjedhjeve të 1998-ës."

"Stuttgarter Nachrichten" shkruan: "Nëqoftëse është bërë diçka e qartë në tri javët e negociatave për koalicionin qeveritar atëherë kjo, që Merkel dhe Westerwelle jetojnë në dy botë të ndryshme. Ndërsa shefi i partisë liberale, FDP, edhe personalisht nis diçka krejt të re me marrjen e përgjegjisë së një posti ministror, Merkel e sheh veten në kontinuitet. Kështu është shprehur ajo vetë së fundi. Merkel ka studiuar shkenca natyrore. Dhe si kancelare ajo di të zgjidhë probleme. Këtë e bën që prej vitit 2005, tani me një partner të ri."

"Augsburger Allgemeine": "Në koalicionin e vjetër Angela Merkel ka pasur kujdes që përkujdesja për mirëqënien sociale të mos e mbysë dinamikën e zhvillimit. Tani ajo duhet të ketë kujdes, që dinamika liberale të mos bëhet antisociale. Ky është një kurs i zgjuar edhe pse jo entusiazmues. Por që të të merrte mendtë, nuk ka qenë kurrë qëllimi i kësaj politikaneje gjakftohtë."

Autor: DPA/Angjelina Verbica

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora